Moikom Zeqo
– Më thuaj diçka për Teutën e ilirëve, i tha shkrimtarja MRMK shkrimtarit MZZ.
– Për mbretëreshën Teuta?
– Për Teutën e famshme.
Dua të shkruaj diçka për të. Po mbledh lëndë për një roman për Teutën. Më tërheq shumë figura e saj. Është një figurë e jashtëzakonshme.
Dua të shkruaj për të. Kam kaq kohë që më është ngulitur në mendje dhe në zemër Teuta.
E dua Teutën. Burimet historike janë kaq të pakta për të. Historia është treguar kurnace. Më habit kjo gjë.
Kuptohet se Teuta është një figurë e madhe e ilirëve, por të dhënat për të janë fragmentare, të cungëta. Kjo më duket e tmerrshme. Një paradoks, ose një padrejtësi.
Pse ka ndodhur kështu?
– Historinë për Teutën e kanë shkruar kundërshtarët e saj, kronikanët romakë. Kryesisht Polibi.
Teuta i sfidoi romakët. Dhe ata u hakmorën.
Fundi i Teutës ka qenë tragjik.
Askush nuk e di fundin e saj. Askush nuk e di ç’ka ndodhur në ditët e saj të fundit të jetës. E kanë vrarë, ose është vetëvrarë.
– Vetëvrarë? Sa interesante. Më pëlqen të shkruaj një roman për vetëvrasjen e Teutës. Kjo do ta grishte lexuesin. Çdo vetëvrasje është enigmatike.
– Si vetëvrasja e Kleopatrës, ose e Senekës.
Verteri i Gëtes e ka një sharm dostojeskian edhe pa lindur ende Dostojevski. Nuk e di, por besoj se Teuta e ka vrarë veten. Ke qenë ndonjëherë në Bokat e Kotorrit, apo në gjirin e Rizonit?
– Jo nuk kam qenë. Por e di se aty ka qenë rezidenca mbretërore e Teutës.
– Është mjedisi ku ka ngrysur jetën. Është tempulli i hapur në natyrë i kultit legjendar të Teutës.
Skenat e aktit të fundit. Veçse s’kemi fuqi ta ngremë perden për të riparë ç’ndodhi. Është e pamundur. Krejt e pamundur.
Ne mund të ngremë perden e imagjinatës. Do të shohim mjegull.
Por siç thotë Miguel Asturiasi: “ku ka mjegull ka legjenda”.
S’dimë asgjë për fillimin, por as për fundin e Teutës. Historia e ka thandruar gjëmshëm gjestin e saj rebel. Dhe kjo është gjithçka konkrete.
Të tjerat janë shpirtëzime poetike të pafundme. Gjatë shekujve janë mbledhur disa legjenda për Teutën.
– Legjenda? Më shumë se tek kronika letërsia burimëzohet nga legjenda. Kjo është e pabesueshme.
– Ndoshta legjendat janë të vona, jehona të harlisura të zanafillës.
Një legjendë thotë se Teuta qe bija e një magjistareje mjeke nga një qytet ilir në luginën e Naretvës.
Mbreti Agron e takoi gjatë një panairi ilir kushtuar hyut Medaur. Aty mbreti u sëmur befas.
E ëma e Teutës e shëroi me disa barëra magjike.
Aty mbreti e pa Teutën, vajzë të re dhe ra marrëzisht në dashuri me të.
Më pas u martua me të.
Thuhet se Agroni qe mbret shumë i fuqishëm.
Ai e ndërtoi qytetin me emrin e tij Agronium, ku bëri dasmën madhështore me Teutën.
Një natë para dasmës Agronit ju shfaqën disa nga hyjnitë ilire. Ishin të pikëlluar dhe belbëzonin. Fjalët e tyre shndërroheshin në drita mes erës dhe reve.
I thanë Agronit se Teuta qe e bukur, por do t’i sjellë fatkeqësi mbretërisë.
Por Agroni nuk i dëgjoi hyjnitë.
Kaq e pamatë qe dashuria e tij.
Qytetin Agronium e rrethoi me bedena mermeri të bardhë. Bëri sheshe në formën e rrethit diellor dhe rrethit hënor.
Bëri disa arena teatrosh që i mbolli me lule dhe bimë të papara.
Edhe brenda tempujve vuri drurë dhe bimë prej ari dhe argjendi.
Ndërtoi një anije lembe me pupat e zbukuruar me gurë të çmuar dhe skulptura ebaniti, plot fenerë që kishin zjarr ndonëse nuk ekzistonte vaji – qenë zjarre hyjnore që nuk shuheshin.
Tek ky qytet i çuditshëm jetonte Teuta në pallatin plot libra mjekësie dhe magjie.
Qe shumë e ditur.
Ajo bëri një pije që të mos mplakej kurrë Agroni.
Një mëngjes në qytet erdhi mbas një beteje detare mbreti Agron me anijen e pakrahasueshme.
Mbretëresha Teuta e priti me tërë bukurinë e saj mbi një karrocë të stolisur dhe i dha të pinte amforën me pijen jetëdhënëse.
Agroni e piu, por u helmua dhe vdiq në vend.
Teuta u tmerrua.
Ç’kishte ndodhur?
Një nga hyjnitë ilire, pikërisht hyu i luftës Medauri e kishte kthyer pijen në helm.
Duke vdekur mbreti, mbretëresha do të drejtonte shtetin. Medauri e quante Teutën si më trime, më të pafrikshme. Ajo qe lindur për beteja të mëdha.
Kur Teuta po shkulte nga dhimbja, hyu Medaur ju shfaq si një fantazmë fosforeshente në formën e një centauri, gjysmë burrë e gjysmë kalë.
Medauri i foli Teutës për lavdinë.
Ajo do të qe e pathyeshme. Po ai e nxiti për të qenë e pathyeshme.
Medauri mbase e dinte disfatën e saj të ardhshme.
Mbase Medauri mbajti anën e hyjnive ilire që e këshilluan Agronin të mos martohej me Teutën.
Ja ç’ndodh kur mbreti s’i dëgjon hyjnitë e tij.
– Ua, tamam një intrigë e përsosur dhe inteligjente. Ç’intrigë!
– Megjithatë Teuta u përball me dinjitet me romakët. Ajo u bë simbol i lirisë. Për këtë mbeti e pavdekshme.
Legjendat për fundin e saj janë më të çuditshme.
Thuhet se Teuta e shpoi gjoksin me një shpatë që të mos u binte e gjallë në duar romakëve të vrazhdë.
Por nga plaga nuk shpërtheu gjaku por dritë e fuqishme e purpurt.
Befas u duk e ëma e saj dhe njëqind magjistrica ilire. E rrëmbyen për ta çuar ende të pavdekur dot në një mbretëri shpellash nën tokë.
Në mbretërinë ku nuk mund të vdiset, pra në botën e pavdekshme.
Magjistricat i mallkuan hyjnitë ilire dhe Medaurin duke u thënë se ata do të vdisnin shumë shpejt e do të harroheshin, kurse Teuta s’do të harrohej.
Me sa duket ky mallkim funksionoi. Teuta vërtet s’u harrua.
– Po nuk u harrua MZZ, tha e ngazëlluar MRMK. Me këto që më the më duket se e ke shpikur ti një roman, ndonëse të pabotuar, ose edhe të pashkruar ende për Teutën.
– Jo, s’kam për të shkruar asnjë roman për Teutën.
E pse ta shkruaja? Ndoshta kështu është më mirë. Shiko, harrova të them një fakt që e përmend Polibi në Historiae II, 6: “Njëra nga mënyrat e komunikimit të ilirëve ishte edhe ai përmes letrave të shkruara. Këtë gjë e bënte mbretëresha Teuta sidomos kur donte t’i dërgonte urdhra ushtrisë që ndodhej larg.”
Një fakt mahnitës.
Letra të shkruara në ilirisht?
Kjo më ka tronditur MRMK. Para disa vitesh ashtu si i përhumbur, pa ambicie, pa rregull i kam shkruar një rrëfim me letra të imagjinuara të Teutës.
Jo thjesht letra të artit strategjik, as të ligjeve të shtetit ilir. Por letra delikate për poezinë, botën e pazbulueshme dot të shpirtit.
Me një fjalë bëra një profanim: e shndërrova Teutën më shumë në një Safo, se sa në një Zhan D’Arkë.
– Ose në një Margarite Jursenar, tha MRMK. Ti e di se unë i kam përkthyer tregimet ekzotike të Jursenarit. Jursenari është ikona ime.
– E di. Po rrëfimi im, krejt i rastësishëm lidhej me diçka tjetër.
Në viset e Teutës është një shkëmb i madh që sot njihet si Shkëmbi i Lipcës. Arkeologët kanë zbuluar në shkëmb piktura, në fakt prehistorike, me drerë, që vrapojnë, kuaj dhe simbole astronomike.
Shkrime piktografike, që dikush e quajti “Rebusi i Teutës”.
Kjo e ka mitizuar furishëm se brenda këtij shkëmbi gjigant fshihet vetë trupi i pagjetshëm asnjëherë nga romakët dhe thesari i saj përrallor që romakët e kërkuan më kot.
Në masivin malor të Rizonit mendohet se ekzistojnë shtatë liqene nëntokësorë.
Nëse këta liqene të padukshëm do të shfaqen mbi sipërfaqe ahere ka ardhur çasti që Teuta e bukur të kthehet nga jeta e saj e përtejme për ta parë sërish të gjithë.
– Pra një epifani e Teutës.
– Po, epifania e saj e vonë por e merituar.
– Ja u plotësua subjekti i saj.
– Tërë subjektet nuk janë asnjëherë të plotë MRMK. Ne vetëm mund t’i përfytyrojmë. Por përfytyrimi është i njëjtë me ëndrrën. Sepse edhe letërsia është ëndërr.
– E saktë. Është ëndërr. Ëndërr e shkronjëzuar. Ëndërr tipografike.
– Ne s’e dimë shkrimin e letrave të Teutës.
Ç’kaligrafi ka pasur?
Vetë emri i saj është si një letër në postën e bllokuar të shekujve.
Por në postën e shpirtit bllokimi zhbëhet.
Tërë mungesat tona janë letrat imagjinare të cilët rishkruajmë papushim, pa u lodhur, nganjëherë edhe pa e ditur pse e bëjmë këtë gjë.
Disa nga këto letra ja dërgojmë edhe Teutës! (2010)

Shume i bukur emri “Teuta”. Eshte bere mire qe ky emer si dhe ai Agron, Pirro, Leke etj etj jetojne ende ne kulturen tone popullore.
Eh, ky i ziu ka rrjedhur, shikon endrra ne Diell.
Plaku Xhumxumkaku !
shko mer tej e luj me ato kakerdhiqet e shpelles ,
vec kujdes se je edhe goxha ne moshe te thyer ,
mos ba gabim mi fut ne goje kakardhiqet ,mi honger ,
se pastaj ahaaa c’ta qeit dot Daktorri shpalles nga ajo vryme .He na rruac .
Me ha nje mut te madh, e mos ma qaj hallin, or rrote cari.
Molotov Zeqo eshte i rrjedhur me kohe, Shkruan ketu nje bisede qe duhet ta kete bere me Mira Meksin, apo kushedu nuk e ka bere fare, qe pastaj kuturrisi e shkroi nje perralle per Teuten, te ciles i dihet vetem emri. Keshtu jane shumica e ketyre delenxhinjve qe hane buke duke bere petulla me uje per ju koqet e forumit.
He te nai rruaç edhe zotrote, se te mban ne forme.
Xhuxhmaxhuxh, mos e lexo Moikomin se nuk eshte per ty. Duhet ti kesh te gjitha qelizat e trurit ne rregull qe ta kuptosh, ndryshe te bejne syte tek a cift.
O …. e di qe nuk eshte per mua, prandaj me vjen keq per juve qe i hani petllat me uje e ju duken me gjalp.
Shume mirnjohje,Moikom.
Te shkruajshe per Teuten Mbretereshen Ilire eshte nder per veten dhe brezat qe vijne pas,pa harruar nje mirnjohje per Teuten,kete Mbretreshe Madheshtore qe Zoti ja dhuroje Ilirise.
Eshte vertete nji Emer i mrekullushem Teuta !
Eshte padyshim bukur te lexoshe kte
Blog- te Moikomit .
Nji nder Dijetaret e fundit te atij vendi qe ben vec te tjerave nji sherbim te madhe Historise Shqiptareve murosur ne shekuj ne Hijen e Ilirise dikureshme .
Rofsh Moikkom … sinqerishte te urojme . Ke nji zell prej Shkencetari -nji Studjusi te veterete .
“Sa pak drit ne qiellin e vendit tim ”
Apropo Teuta :
Paska qen vertet e bukur si nji Yll mbi Dete .
Kaq te bukur s’e kisha perfytyruar kurr ,nga larg .
Flm per shkrimet e tua Moikom
Po ti o rrote kujton se ajo qe shef ti eshte fotografia e Teutes?? Hajde rrote hajde, ajo fotografi kushedi nga eshte shkeputur nga ndonje film colossal i Holywoodit, dhe ti kujton se ashtu ishte Teuta, hajde bole, hajde.
Plaku quqikaku ,
hahahahah ,
qeke i rr je dh fare . megjithate un te fal nga mosha qe ke .
Perse trut e tua kam un, apo noj kaqoli si ty ,hahahahah .
perse un shkruaj ashtu ,mendon zotrote se pos shpreh ate qe un mendoj ?
hIQ DOR NGA KKAKERDHIQET PLAKOOOO se po te dalin nga trut jashte
hahahahahahhahahahah
vetem nji trung si ty , mundet te mendoj ashtu se un e shof ate foton si Teuta
hahahahhaahhahahaha oh sa kom qesh ,
Po pse mer bole, a nuk ke shkruar vete:
“Paska qen vertet e bukur si nji Yll mbi Dete .”
Nqs ti shkruan ate qe nuk mendon, dhe mendon ate qe nuk shkruan, kush i ka kakerdhiqet ne vend te trurit, une apo ti?
Rrote cari.
Plako ,
e para ,ti nuk je i afte te kuptosh ate cfar shkruaj un ,
(e jovetm un ,sepse duket qarte nga reagimet e tua idiote)
e dyta , ne te gjitha komentet e tua si tru i pjerdhur qe je ,nuk i referohesh aspak temes se Blog-ut por derdellit ne tym ,
e treta ,
un personalishte te kam toleruar shume ,sepse kam baban tim ne moshen tende , sepse jame qytetare e jo plehr dhe di te bej edhe dallimet ne shume raste ,
por me beso ti gojemut ,
nuk meriton asnji rrespekte moshe .
Po te kishe femije , e te lexonin ,mesiguri do ta hiqnin te drejten per te komentuar ktu ,sepse je vertete i pafytyre ,nje plak i asaj moshe ,do duhej ti vinte zore nga vetja ,
me leshu te tilla fjale si ata alabaket e rruges ,
me vjen keq por gjuha jote ne komunikim ktu ne kte Forum ,tregon edhe shkallen e kultures dhe nivelit tend si njeri .
Moikomi ,eshte nji shembull qytetarie dhe ne Blogun e tij ktu ,
po i ben nji sherbim Shqiperise qe pak ja kan bere ne ate bote , ne fushen qe ai rrethon e s’po te drejtohet aspak ty ok !
Prandaj eshte mire ,qe ti qendrosh pak korrekt qenies njerezore e mos te hash me shume kakerdhiqe shpelle ,
se doza e lejuar .Alabak njeri .
Si nuk te vjen turp nga ato qe qoit nga goja .Qeke maskara e i pafytyre .
Or ti mut, qe nuk je i zoti te gjesh as nje nick name per vehte. Po c’te te kuptosh ty mor i gjore, ti e paske trurin sa nje bizele, dhe ate e ke te zjere. Budallalleku jot fillon qysh se kujton se une jam plak, meqe kam per nick Plaku Xhuxhumaku” Ja pra sa je ne gjendje te kuptosh ti dhe nuk po e zgjas me., pervec se po them qe kakerdhiqet i paske qef shume e nuk i leshoke nga goja. Debil.
Mahmut Zeqo po i shet dengla nymfes me syze metalike,
Mira Mexi.Kjo copa mishit po shastiset nga pallavraxhiu,ne vend qe te hape librat e historise.Meeedet! Nuk ka egzistuar kurre ne bote nje qytet me emrin Agronium.Teuta nuk ka qene grua e mbretit Agron,por ka qene kopile (dado sherbimi)e djalit te mbretit,Pleurat.Gruaja e mbretit Agron quhej TRITEUTA.Lexo me mire Polibin si vdiq mbreti Agron,se te degjosh pallavrat e Molotovit.
Ka te drejte mjeshtri Kadare,qe nuk i llogarit as per emra keta sharlatanet e redaksive.I permend me NUMURORE,.Njeri nga ata.Ketu ka merita Kadare.
Duket se emri “Agronium” eshte nje fantazi e gabuar, edhe per faktin se prapashtesa “um”, si Ilirikum, Orikum, etj., jane latine dhe itakojne kohes se paspushtimit romak.
Teuta eshte ajo qe njohim. Emrat Teuta, Triteuta, Teutaia, Teutana, qe jane evidencuar si emra ilire, eshte I njejti emer per nga kuptimi qe ka, por qe mund te kete qene perdorur si emer I pervecem edhe ne format e evidencuara me last. Eshte emer ilir, qe ne shqipe, sipas Cabejt, do te thote “popull”. Deduksioni nis nga fjala “tan”, “te tane” (gjithe, te gjithe. Pra shumica e njejesit, qe ne shqipen e sotme eshte zevendesuar me “popull” te ardhur nga latinishtja. Ndersa ne italisht kemi “tuti” etj., “Teuton” te gjermaniket, qe jane mbetje nga ilirishtja. Grupi I emrit Teuta, mund te krahasohen edhe me emrin Gent dhe variantet e tij qe dihet se kemi te bejne me te njejtin emer, si Gent-i, Genc-i, Gentian, Gentiana, Genciana (lulja medicinale qe I atribuohet mbretit Gent si zbulues I saj dhe I vlerave kuruese te saj).
Sa per Polibin, ai dihet qe ishte shkruesi I historise romake dhe rezervat e kritikat ndaj tij per paraqitjen e ilireve e te Teutes thjeshte SI barbare, te pa qyteteruar dhe pirate, jane trajtuar nga historiografia. Te pakten per historine tone keto disinformacione jane te njohura per gjithe periudhat e dokumentuara. Po te lexojme burimet turke, Skenderbeu ishte nje tradhtar, kacak, rrebel e asgje me teper. Per serbet e Cubrillovicin shqiptaret duhen zhdukur sepse sapo kane zbritur nga pemet. Per perendimoret ne ishim me “bisht”, kur Noli I madh I pataksi me gojtarine e tij dhe u tregoi prapanicen qe te verifikonin ne se kishte bisht.
Polibi ishte nje historian grek nga Megalopoli(200-120per),qe jetoi periudhen e pushtimeve romake te Balkanit.Shkroi nje histori te perboteshme qe perfshinin vitet 260-140 para krishtit.Eshte i vetmi qe na thote dicka per luftrat Iliro-Romake,mbreterit ilire dhe epirote,qe po te mos e kishim do te ishim ne terrr.Nuk mund ti leshojme fre fantazise se semure.Ne rastin e Skenderbeut kemi burime vendase(Barleti,Frengu,Muzaka),kemi burime perendimore dhe burime turke.
Teuta e shkaterroi shtetin e saj, te Agronit dhe gjithe perreth, per tu nderuar pas rreth 2200 vjetesh nga disa njerez qe duket pak kane lidhje me ‘te! Po nejse, andrra n’beze, thot shkodrani. Dhe Moikomi eshte artist per t’thur andrra te tilla.
Edhe te ashtuquajturit Indiane kane lene histori te shkruar,kurse Thetis qe u be Teuta me popolan e Saj nuk “kishte” mundesi!
Nuk ka Teute por Tetis nena e Axileas,nuk ka Teodor por Theo-shores qe do te thote shqip Dhurate e Zotit,nuk ka Teater por Thea -trust we greqisht ka kuptimin e pamjes se aktrimit.
Ilyret apo Epirotet adhuronin Perendite Greke ishin pjese e Mithollogjise Greke dhe jo pjese e Perrallofjales turke.
Ju zoti Zeqo,ne emer te nje state te formuar nga Fuqite e Medha dhe me nje Identitet Islamik po degjeneroni vetveten.
Sipas historianeve Greke qe besueshmeria e tyre eshte absolute dhe nuk ka vend per diskutim Ilyret ishin bashke me ushtrine e Aleksandrit te Madh kunder Perseve.
Kjo eshte e dokumentuar dhe nuk ka vend per besueshmeri apo jo.
Ilyret flisnin Greqisht se ndryshe nuk do ndiqnin Aleksandrin e Madh deri ne Indi dhe pa u permendur me Emra nga historiane me reputacion qe shkruanin edhe fenomenin me te vogel dhe per rreth 200 vjet edhe pas vdekjes se Tij.
Eshte mire te enderojne Xhonturqit si Zeqo,por Epiri dhe Ilyret ishin trima dhe jo sahanlepires si ju.
Ke mashtroni ju qe sollet perseri Erdoganin?
Alexandri nuk kishte asnje grek ne ushtrine e tij.
Kesaj jepi dum Pellasgos!
Pellasgosi nuk mund t’i japi dum problemit qe ka. E ka ne tru dhe ne formimin anakronik te empirizmit dhe injorances. As nuk e vlen te harxhosh kohe.