Këtë 30 qershor, pjesëmarrja e votuesve është konsideruar e ulët.
E ndërsa numërimi i kutive të votimit është në përfundim dhe rezultatet e qarta, ka patur nga ata që e kanë bërë të pavlefshme votën e tyre dhe kanë vendosur të japin një lloj mesazhi “shtesë” tek fletët e votimit, kryesisht drejtuar politikanëve.
Fotot janë bërë nga vetë qytetarët e janë shpërndarë nëpër rrjete sociale, si një mesazh kuptimplotë i ushtrimit të të drejtës së votës dhe mosbesimit ndaj politikës në vend.

j.l./ dita
