Bedri Islami
Që prej disa ditësh politika shqiptare është përfshirë në një vorbull të ri, por që në fakt është po aq i vjetër sa vetë fillimi i jetës plurale.
Një grusht drejtuesish partiakë, më shumë autokratë se sa liderë, të futur në politikë si njerëz me ide dhe shpresë dhënës e me pasuri të zakonshme, por tani me pasuri të pamatë, pa asnjë ide të vyer dhe ndaj të cilëve shpresa është e humbur, përmes reformës zgjedhore, të shtrënguar në darët e pak vetëve, kërkojnë me çdo kusht që gjithçka, deri frymëmarrja, të ketë lidhje me të drejtën e tyre për të sunduar.
Reforma e re zgjedhore, si do që ta themi, është turpi i politikës sonë dhe mëkati i pafund i ndërkombëtarëve, të cilët, duke synuar që me çdo kusht të ketë një reformë, nuk e kuptuan, ose nuk donin ta kuptonin, se e gjithë ajo që po ndodhte në Këshillin Politik, nuk ishte asgjë tjetër veçse vazhdimi i një loje të nisur në vitin 2008, ku pas tragjedisë së Gërdecit u bë pazari i madh politik si shfajim për krimin dhe si bekim për shefin e ri të qeverisë.
Çfarë po ndodh aktualisht?
Treshja Rama – Basha – Meta nuk duan reformimin e sistemit zgjedhor. Megjithëse Meta, kur ligji u miratua kërceu mbi karrike dhe desh kapi për fyti kryetaren e dikurshme të parlamentit, Jozefina Topalli, tani është i bindur se vetëm shkurtpamësia e çastit e kishte detyruar të kërcënonte, pasi, ligji që mallkoi e për të cilin tha se do të bënte luftë, sillte tek ai dy të mira: të qenurit i treti i domosdoshëm në qeverisje, dhe, grumbullimin e gjithë votave të tepërta të partnerëve të koalicionit.
Ligji i ri zgjedhor, që pritet të miratohet në Kuvend, pikërisht nga paslista e PD-së dhe LSI –së, mban statukuonë politike në vend. Ai e përmbledh pushtetin në një grup njerëzish, të cilët edhe mund të alternohen në pushtet, por nuk ndyshojnë edhe aq nga njëri tjetri. Janë si letrat spathi të kthyer në të dy anët.
Ligji që pret miratimin e njerëzve që as e kanë lexuar, por që presin pazarin e rradhës, e mbyll ciklin pushtetor në një treshe, e cila ka pas vetes hijen e rëndë të Berishës dhe klanit të tij politik, mbyll të gjitha deformimet dhe abuzimet, amniston krimin politik dhe financiar, harron ndëshkimin si formë e domosdoshme e normalitetit në një qeverisje, mban në lojë një grusht kryetarë partish, të cilët, të gjithë sëbashku nuk përbëjnë as një grusht autobusësh, bile në kohë pandemie; mbyll rrugën ndaj çdo force të re politike që synon ndryshimin, asfikson mendimin politik në partitë politike, i kthen drejtuesit në sovranë dhe grumbullon në parlament një grusht njerëzish, të cilët, nëse do të jenë apo jo aty varet nga pagesa që mund të bëjnë apo nga momenti politik i shefit.
Që nga viti 2008 parlamenti shqiptar është përbërë në shumicën e tij nga një bashkësi e lidhur me oligarkinë financiare, ku ata ishin pjesë ose vendosës, aty ka pasur vend për njerëz që vinin nga bota e krimit, delikuentë politikë, përgjithësisht njerëz pa integritet të caktuar, që synonin të mbytnin edhe ato pak vlera që gjendeshin aty. Antivlera u bë vlera e parlamentit, ndërsa vlera u shpall e jashtëligjshme.
Njerëzve duhet t’u kujtohen pesë deputetët socialistë që, pas rrezikut të dështimit të zgjedhjes së Bamir Topit si president, u desantuan aty nga Nano, pas një marrëveshjeje “xhentelmenësh”. Në atë rast ata dukeshin si përjashtim nga rregulli, ndërsa tani ata janë bërë vetë rregulli. Kushdo nga jo turmë desantësh është i shitshëm, lehtësisht i blershëm, problemi është nëse shkon dikush ta blejë.
Ligji i ri – i vjetër, synon pikërisht këtë, kthimin e parlamentit në një vegël qorre, ku mediokriteti është vlerë dhe ku lista e deputetëve u paracakton njerëzve se çfarë e cilët duhet të zgjedhin.
Të kuptohemi – listat e hapura nuk zgjidhin gjithçka, përkundrazi. Nëse ato nuk shoqërohen me procese të tjera, si numërimi elektronik, i sigurtë, e mbikëqyrur; nga rreptësia në shkeljen e ligjit, kontrolli i domosdoshëm financiar nga një strukturë e përgjegjshme shtetërore dhe jo nga organizata jofitimprurëse, nuk përbën asgjë tjetër veçse një rrezik më tej. Në këtë rast oligarkët e listave nuk do të përpiqeshin të blinin votat duke shpërndarë thasë me misër e miell apo punësime sezonale; ata do të blinin numëruesit e votave, çka ndodhi gjërësisht në Kosovë. Në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit të vitit të shkuar në Kosovë të gjithë liderët, pas rinumërimit të një pjese të kutive të votimit kishin mijëra vota të shtuara, çka ndodhi edhe me figura të veçanta, sipas urdhrave që kishin dhënë shefat e partive.
Listat e hapura apo të mbyllura nuk e shmangin rrezikun, ata vetëm se e paraqesin atë në forma të ndryshme.
Mbi të gjitha duhet të hiqet autoriteti autokrat i shefave partiakë, duhet zeruar roli i tyre përcaktues dhe vendosës me fuqi sulltanore dhe u duhet e kthyer e drejta, në fillim struktuave e më pas votuesve. Nëse edhe më tej shefat do të kenë këtë rol që kanë sot, askush të mos hungrojë nesër. Ata do të ndërtojnë ato lista, ku njerëzit e tyre, qoftë mediokër, qoftë të Pasur që duan të futen në politikë përmes pasurisë, të jenë në vendet e sigurta; ku shefat e partive të vola nuk do e dinë kurrë forcën e tyre të vërtetë, por do të kthehen në lutës pas dere për një vend të sigurtë: ku partia e dytë e koalicionit rrjep të gjitha votat e bashkëkolegëve dhe pastaj u tund para syve kartonat e deputetëve që nuk janë të saj.
Loja e nisur në atë farë Komiteti Politik, ku autorët ishin edhe aktorë, ku desh mbajtën pezull frymën e ndërkombëtarëve, të cilët, si e kanë pësuar edhe paraardhësit e tyre tundnin derën për të dëgjuar dritarja, është e pacipë, meskine, e padenjë për një popull në mendon se tash 30 vite është i lirë të zgjedhë, por që, si në kohën e monizmit, e detyron të zgjedhë, por tashmë jo nga një listë e vetme, por të ndarë në disa lista, e copëzuar, që në formë duket demokratike, por është po aq sunduese, përcatuese dhe e detyrueshme, sa edhe më parë.
Në fund të fundit, kush mund të thotë nga se ndryshojnë deputetët e dy krahëve: janë të njëjtë. Kur ndodhen në pushtet janë mospërfillës, meskinë, pasurues, të harbuar, shkelës ligjesh, të pandëshkuar, ndërsa në opozitë shpifës, turfullues, shkatrrimtarë, demonstrues pa shkak të qenësishëm dhe pa asnjë vizion se si mund të ishin sjellë ndryshe.
Në 30 vite të gjithë i kemi provuar, majtas e djathtas. Nuk ia kanë vlejtur.
Më e keqja është se duan të na mbushin mendjen se ata ishin fati ynë dhe se, edhe paskëtaj, vetëm përmes tyre mund të rrjedhë lumturia apo mjerimi ynë.
Ky i fundit, mjerimi, në fakt, ka rrjedhur e vazhdon të jetë pasojë e kësaj politike, të një grupi të vogël oligarkësh politikë dhe financiarë, mizorë dhe larg vizionit të duhur, përçmues të të varfërve dhe të atyre që dinë, ndaj në atë sallë kuvendi nuk ka më doktorë shkencash, njerëzit me integritet janë aq të paktë, kundërshtimet duken herezi, mendimi ndryshe trajtohet si braktisje, vesi quhet virtyt.
E majta në pushtet nuk ka pse pajtohet me këtë gjendje, ku shefi të jetë gjithçka, ndërsa njerëzit rreth e tij të duken si lolot e pallatit.
Nuk është e nevojshme të ushqehet opozita me nga 15 milionë euro për çdo zgjedhje kombëtare e as të shkohet pas avazit të atyre që nuk e kanë ditur kurrë të mirën.
Nëse do të jetë edhe më tej kështu, në çastin kur shefi i tanishëm do të shkojë, e majta nuk do të jetë më.

O analiste,a nuk do ishte me reale dhe e drejtperdrejte,qe te mblidheshit Ju qe nuk jeni dakort me kete gjendje,me keta politikane mashtrues,gangstere hajdute,perverse qe jane tallur ,kane grabitur 30 vjet kete popull,e te kerkonit me nje peticion SHBA,BE,ambasadoreve qe brenda nje afati duke pasur te gjitha materialet ne bote te publikonin PASURITE KUDO NE BOTE TE KESAJ KLASE TE URYER QE KA MARE PENG NJE POPULL. Perse lodheni kot duke shkruar,analizuar,njeri ne interes te Edvinit,tjetri te Lulezimit,nje tjeter mbron Meten e te tjere Berishen. A do ishte mire qe ambasadat nga te dhenat qe kane ti tregojne ketij mileti se kjo varferi,ky emigracion e ka burimin ne miliardat e eurove te grabitura nga poplitikanet ne 30 vjet?A do ishte me thjeshte ti kerkonit Ambasadores KIM,qe te nxirte materiale nga CIA dhe FBI,se ku i kane pasurite keta qe tallen sot ? PO SU BE NJE GJE E TILLE,DO TE THOTE QE AS BE,AS SHBA,NUK DUAN TJA DINE ME PER KETE VEND.
Vizitoni faqen per te rritur http://www.karantina.co per tu kenaqur
Reformat nuk kane qene shprese,por MASHTRIM!
Kemi 30 vjet rresht, qe nga te gjitha mazhorancat fituese te zgjedhjeve degjojme me shume se çdo per gje fjalen “Reforme”!
Nese do ishin bere te gjitha reformat sipas pervojave me te mira boterore te pershtatura me realitetin shqiptar, me siguri qe sot nuk do degjonim me justifikime pas çdo deshtimi se, gjoja jemi ne tranzicion, se po bejme reforme ne drejtesi, ne administraten publike,ne sistemin zgjedhor, ne polici, ne pensione, se edhe Roma nuk eshte ndertuar ne nje dite etj, etj dhe me kaq mbyllen pergjegjesite, qe shkaktuan shkaterrimin e shtetit ligjor, rrenimin e administrates publike, shperdorimin e parave te shtetit ne projektimin dhe zbatimin me kosto super te larta te ndertimeve luksoze, ku sot qeverine askush nuk e kontrollon per asgje, sepse vete firmos e vete vulos etj!
Te gjithe ankohen per vjedhje te votave ne çdo zgjedhje, kur dalin ne opozite, akuzojne mazhorancen ne pushtet per krime pa fund, ndersa kur i “hipin kalit” te pushtetit, as e degjojne fare opoziten me pretekstin se kete te drejte ua ka dhene sovrani dhe se vetem ai e paska te drejten me vote vetem pas 4 vjeteve te ardhshem t’i gjykoje!
Te gjithe ankohen per kriminalizimin e Kuvendit, se deputete bandite zghidhen vetem nga kundershtari politik, qe te vjedhin votat ne zonat e tyre te influences, se deputetet jane shit-blere nga mazhorancat sa here u jane dashur numurat etj, etj!
Te gjithe ankohen per shpenzime marramendase e te pa deklaruara te partive kryesore ne fushatat elektorale,se jane bere lobime me para te pista nga donatore te fshehte, se jane paguar shuma te medha e te padeklaruara ne KQZ, per takime dhe foto me lideret e ndryshem per qellime propagandistike etj, etj!
Dhe per 30 vjet populli shqiptar,qe ka ndenjur ne pritje te ndertimit te nje shteti ligjor,te nje administrate publike sherbetore te ligjit e qytetareve,te nje demokracie funksionale,qe ta kete qytetarin ne qender te respektit e te vemendjes ndaj tij, ka marre zhgenjimin dhe ka mallkuar veten pse ka lindur ne kete vend përrallor, por me pushtetare perbindesha!
Qe te ndaloje renia ne humneren vdekjeprurese te vendit duhet te goditet nje here e mire me “Shpaten e Demokleut – NYJA GORDIANE”!
Te mesuar me propagande mashtruese dhe pazare ne interes te mbajtjes se pushtetit,perfaqesuesit e partive kryesore politike,vazhdojne keto dite shfaqjen e tyre kriminale gjoja ne emer te reformimit te sistemit zgjedhor!
Ndonese pazaret i kane bere ne kulisa,se asnje prej tyre nuk ka bere transparence ne popull ,se cfare i propozojne kundershtarit , asnje nuk ka zene me goje as ndryshimet Kushtetuese antikemokratike te 2008 dhe as per ndryshimin e sistemit aktual zgjedhor,por jane marre me cic mice me gjera te vogla, qe kurre nuk mund te cenojne verdiktin e popullit !
Ne se do ishin te sinqerte, ne respekt te qytetareve shqiptare dhe te bindur se shkaku kryesor i deshtimit katastrofik te demokracise e shtetit ligjor ne Shqiperi ne keto 30 vjet ka qene sistemi aktual zgjedhor, partite politike, ose qofte edhe vetem nje prej partive kryesore duhet te dilte me nje deklarate serioze ku te parashtronte para popullit propozimet e saj lidhur me kete sistem!
Kjo nuk eshte bere dhe as do te behet, sepse te dy partite kryesore kane interes dhe jane te sigurte ne fitore, ne çdo zgjedhje vetem me “Sistemin proporcional rajonal me lista te mbyllura”!
Ky sistem garanton humbjen e sigurte te partive te vogla dhe te kandidateve te pavarur,ku fitoren dy partite e medha e sigurojne jo vetem me premtimet mashtruese per punesim ne administrate, por edhe nepermjet aktivizimit te personave te kriminalizuar me influence ne zonat e tyre zgjedhore,qe ne shumice votojne fshatshe nen vezhgimin e cubave te krimit!
Ketu merr fund jo vetem votimi, por edhe fitorja ne zgjedhje, se per demokracine as qe behet fjale, siç edhe ka ndodhur deri me sot!
Por si mund te zgjidhet problemi?
Qe t’u hiqet perfundimisht partive kryesore fitorja ne “tavoline” me sistemin aktual dhe te zhduket deri ne maksimum diktati i kryetareve te partive kryesore per te ndikuar ne hartimin e listes se kandidateve te tyre per deputete dhe aktivizimi i krimineleve per shit-blerjen e votave ne çdo zone, ne çdo qark,rruga e vetme dhe me e sigurte eshte kjo qe propozoj:
1- Ne zgjedhjet e pergjitheshme te vendoset -SISTEMI MAZHORITAR KOMBETAR ME LISTA TE HAPURA!
Ketu ia vlen nje arsyetim:
-Deputetet zgjidhen si ligjvenes dhe si te tille ata ligjet i propozojne dhe miratojne qe t’u sherbejne te gjithe popullit !
Pra, si te tille deputetet nuk duhet te votohen vetem nga banoret e nje zone elektorale,apo nga banoret e nje qarku,por nga te gjithe votuesit shqiptare!
Kjo forme do te beje te mundur,qe deputetet te mos ta ndjejne veten si rrogtare te nje partie,si te interesuar dhe te lidhur me interesa korruptive vetem te nje zone elektorale,por do t’u sherbejne te gjithe qytetareve!
Vetem keshtu mandati i deputetit nuk do jete prone private e tij,por e votuesve shqiptare,pra keshtu do te zhduket edhe shit-blerja edhe deputeteve siç ka ndodhur rendom keto 30 vjet!
Ne se deputetet do votohen nga te gjithe votuesit e vendit,as partive,por as cubave shit-bleres te votave ne sherbim te tyre nuk do t’u krijohet mundesia as teorike e sidomos praktike qe te blejne te gjithe elektoratin kombetar!
Nuk do kete parti ne Shqiperi, qe do paguaje per te blere shumicen e elektoratit ne vend, per cdo deputet dhe partite te shpallen fituese ne baze te deputeteve fitues ne rang kombetar te listave te tyre.
Se keshtu do marre fund edhe roli korruptiv i deputeteve per investime ne zonat e tyre elektorale sepse do te jene ligjvenes i te gjithe shqiptareve e jo antare te pushtetit ekzekutiv!
Ne kete menyre,do te zhduket edhe ndarja kriminale si deri me sot e te ashtuquajturatve zona influence te nje partive politike, duke ndikuar edhe ne zbutjen e perçarjes ne popull, qe sot eshte nxitur ne mentalitetin e shumices se shqiptareve, e cila ka ndikuar vetem ne favor te banditeve politike!
2- Goditjen me vdekjeprurese vjedhjes se votave dhe diktatit kriminal te kryetareve te partive kryesore, do t’ua jepnin vecanerisht pjesemarrja ne votime e te gjithe shtetasve shqiptare kudo ne bote!
Ndryshe nga votuesit partiake brenda vendit,qe jane te indoktrinuar totalisht ne interes te nje vendi pune ne administrate,shqiptaret jashte atdheut nuk jane fare te interesuar ne kete pike!
Ata interesohen ne radhe te pare per demokracine ne Shqiperi,per shtetin ligjor, per drejtesine, per mireqenien e popullit etj, per me teper, qe duke pare pervojen e qeverisjes atje ku banojne dhe punojne jane me te ndergjegjshem,qe vota e tyre t’i sherbeje te gjithe shqiptareve!
Per mbi te gjitha votat e tyre kurre nuk mund te blihen nga asnje parti politike duke bere te mundur, qe vota te shkoje atje ku eshte me e mira per vendin!
Por votat e shqiptareve jashte atdheut do kene vlere maksimale vetem ne se perdoret sistemi mazhoritar kombetar me lista te hapura e jo me sistemin e sotem!
Jane keto arsyet se pse partite kryesore ne Shqiperi nuk e duan sistemin mazhoritar kombetar me lista te hapura dhe sidomos votimin e shtetasve shqiptare jashte atdheut!
Ne se ky sistem nuk zbatohet dhe shqiptareve jashte vendit nuk u krijohen mundesite per te votuar,kurre te mos na shkoje ndermend se Shqiperia do u jape shprese shumices se shqiptareve se ky vend mund te behet!
Vetem nje reagim i forte popullor me mbeshtetje nderkombetare do te detyroje PS dhe PD te detyrohen te pranojne ndryshimin radikal te sistemit zgjedhor ku je jete populli shqiptar ai qe te vendose se kush do ta qeverise!
Se deri me sot shqiptaret jane thirrur te votojne, por kurrsesi te zgjedhin.
Vetem ne se ligjerisht deputetet do te jene te zgjedhurit dhe votuar nga i gjithe populli shqiptar e jo vetem nga nje qark e aq me pak nga partite plolitike,atehere do te kemi nje qeverisje ne sherbim te shumices te popullit!
Ndryshe shqiptaret ta harrojne se do kene nje shtet ne sherbim te tyre!
Po e drejte eshte!
bedri
as listat e hapura,as numërimi elektronik as komisionerë robotë në tërë kuptimin e fjalës,as,as as, nuk mund të sjellin ndryshim në situatën politike në shqipëri!!
nuk mund të sjellësh ndryshim në shqipëri nëse nuk krijohen kushte ku të kuptohet nga shumica
ky postulat:
“të mençur janë ata njerëz që dinë të dëgjojnë, edhe nëse ajo çfarë dëgjojnë nuk u pëlqen dhe që kanë aftësinë të shohin përtej realitetit imediat të gjërave.”(tos tarifa në shkrimin para teje)
nëse nuk ka debat brënda familjes,shoqërisë së ngushtë,partisë,kuvëndit,qeverisë,presidencës dhe të gjithëve së bashku!?
nuk mund të pretendojmë se do ta ndryshojmë shqipërinë me një “gjethe fiku”!!
para disa kohësh,ka vite,në një mbledhje të CDUs gjermane një antar i lartë i saj,vjetnamez me origjinë,e “ka bërë lesh”merkelin!!në fund të diskutimit të tij u ngrit salla në këmbë dhe e duartrokiti!
a thu se mund të bëhet një gjë e tillë në shqipëri??jo “ta bësh lesh” kryetarin e partisë,por vetëm ti thuash,dhe kur lëshon ndonjë pordhë reale,se na qelbe.të vërsulet lukunia e çakejve gati të të shqyej që ke hundë aq të hollë sa të mos pëlqesh pordhën e kryetarit!!
bedri,
do të na duhet kohë,po qe se fillojmë sot(teorikisht)të edukojmë vetveten se kritika nuk është armiqësi,se përkrahja jepet vetëm kur je i bindur,i bindur je kur personi të mbind dhe jo se i ke dhënë fjalën o se ai është kundër armikut tënd!!se politikani është i punësuari ynë dhe jo ne shërbëtorët e tij!!se vedosja e shumicës nuk do të thotë dënim për pakicën,por thjeshtë një mënyrë e drejtimit të jetës politike që do të jetë e barabartë për të gjithë!shumicë,pakicë apo indiferentë!!kur ndërimi i partive të nos ndërrojë dhe burokracinë,të mos ndërrojë dhe pastrusin e haleve shtetrore!!
kjo nuk bëhet me mbledhje kuvëndi a mbledhje ku fëndi!!
bëhet me edukim të përditshëm,si nga shteti,si nga medja,si nga organizatat e pavarura shoqërore!!
të tre këta faktorë që duhet të bëjnë edukimin nuk kanë interes ta bëjnë!!
shtei bën gjithçka,ligje për mbrojtjen e qenve të rrugës,ligje për pordhët e syfyrit,por asnjëherë nuk ka një program për edukimin e popullit,për krijimin e një shoqërije qytetare,ku seicili të thotë fjalën e tij,të diskutohet dhe të nxirret përfundimi më i mirë!
medja ka çdo ditë rubrika për këtë e atë,formë bythësh,alla lopes a kardashjan,për seksin normal a anal,por askund nuk sheh një rubrikë për edukimin qytetar!!nuk i intereson,sepse do të ishte e vështirë të shiste gazetat,në letër a online me nivel kaq bajat,nuk do të kishte mundësi të manipulonte masat dhe të përfitonte para nga politika!
ojq-t përpiqen të edukojnë njerzit që të mos ju gjuajnë me gurë a me shkelma qenëve të rrugëve,por ti puthin në buzë a në kurriz,ti edukojnë për atë e këtë idiotësi të rradhës,por asnjëherë që ti edukojnë se kur flet dikush duhet ta dëgjosh,edhe nëse ka mendim të ndryshëm nga tëndi nuk është armiku tënd,se pavarsisht mendimit të kundërt ka të njëjtat të drejta si ti!jo vetëm për jetën e përditëshme por dhe për të vënë në jetë të mendimit që ka!!
kështu bedri,për të arritur këto gjëra na duhet kohë!!
prandaj të fillojmë e të mendojmë si tia nisim!!
teoria mbaroi,nuk jemi më në”po qe se fillojmë sot(teorikisht)”,realiteti më thotë se do të na duhen vite që të fillojmë ta KUPTOJMË, e më pas!?
ndoshta do të fillojmë!!
llogarite se sa kohë do të na duhen dhe sa “bedri” të tjerë kanë për të shkruar kështu si ti!!
të paktën do të na duhen nja 10 vite që ta kuptojmë masivisht që kemi nevojë të ndryshojmë,po aq të tjera që tia fillojmë,e nja 20 që të arrjmë masën, që po ta krahasonim me periudhën që jetojmë,periudhën e koronës, e “imunitetit të tufës”,pra 60-70%!!
ka mundësi që në vitet ’60 të jemi gati për të bërë atë që europa e amerika e bëri po në ato vite!
të shekullit të kaluar!!
” anticensurë25642654 ” Është nga të paktat herë , në mos e vetmja herë që bie dakord me ty 100% pa i hequr asnjë presje komentit.
Jam 100 % dakord me ty për atë çka mendon për realitetin shqiptar dhe jo vetëm që jam dakord por dhe e mbështes fuqimisht …
Të lumtë !
ok
e kam thënë të njëjtën gjë gjithmonë!!
të paktën gati 100 herë,nuk të ka rënë rasti ta lexosh!!sidoqoft flm!
Shumë bukur i ke thënë z.Islami, por kujt pa ???
Në rradhë të parë , që të aerrijmë në një sistem demokratik DUHET TË NDËRGJEGJËSOHEMI SI POPULL, që nga momenti që e “shesim” votën ,pra 4ë ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë , për një thes me miell , apo për 50 euro , pa u menduar aspak për pasojat dhe pa na brerë ndërgjegjia fare për “krimin” e kryer ndaj fëmijëve tanë , nuk mund të flasim për një ndryshim sistemi politikanësh.
Dhe siç thëtë dhe një fjalë e urtë popullore ” Çdo pemë , ka hijen që i takon” , ashtu dhe ne si popull ,kemi kastën politike që na takon, sepse jemi të papërgjegjshëm dhe të pandërgjegjshëm si popull.
Për 5 leka shesim gjithçka , pa u menduar aspak , për një thes me miell shesim të ardhmen .
Kur shikojmë politikanin e babëzitur që ha ,vjedh,rrëmben pasuritë që na takojnë të gjithëve , nuk e qortojmë apo ta ndreqim , por mundohemi të bëhemi si ai që të hamë, vjedgim, plaçkisim më tepër se ai dhe kjo është e keqja më e madhe.
JA PRA KËTA JEMI NE SI POPULL, DHE PRANDAJ KEMI KËTA QEVERIKARË QË KEMI…
Ij or bole!
Z Bedri,thirrja juaj, por edhe e shume intelektualeve te pakte te ndershem te ketij vendi,por edhe te shume komentueseve mendje ndritur dhe mendje hapur me kujtojne nje skene prej vitesh…
Nje tufe ujqish , qe si e mora vesh ish ulkonja me bijte e saj ,rrethuan fushen e Dobreit (ju e dini ku bie) dhe filluan ne dy te nates ne kor ose duke pasuar njeritjetrin me alurime pa e ditur se askush nuk tutej prej tyre, Ne ishim vertete disa metra larg por ishim te armatosur deri ne dhembe.
Nese mendoja dhe akoma shpresoj se Edi do te ish ai i “cmenduri”qe aq bukur e pershkruan i madhi Sterio Spasse do i bente nder vehtes dhe mire ketij populli qe ne asnje moment te historise se tij nuk eshte perfaqesuar nga bijte mendjeholle dhe bij te denje te saj por nga disa klloune hajdute dhe te pamoral.Tani mendojne si te trashegojne pushtetin dhe pasurine.
ec e shiko këtë mënçuri të”armatosur deri ne dhembe.”,për të qënë krenar i ulur anës së oxhakut dhe me tregu trimëri burrash!
a lumë ne për këtë krenari,si moll e kuqe me krimba brënda!!
Majtasedjathtas?! Jo jo vetem PPShne kemi ne pushtet! Prandaj mirren vesh a bukur se jane ´brenda sojit’ !
Duhet vertete ne demokraci nje e djathte e vertete e nje e majte te vertete , perndryshe kemi keto horra!
Ps: kemi keta politikane sepse kemi keta analiste qe vetem pas 30 vite iu kujtohet se s’bane keshtu! Kur analistet e intelektualet nuk kane dignitetkn e tyre e lirine e tyre po veprojne si militante pa tru , ata mbrojne keqqeverisjet edhe kalimin neautokraci!
lil
“Ps: kemi keta politikane sepse kemi keta analiste qe vetem pas 30 vite iu kujtohet se s’bane keshtu!”
mos ja ju hidh fajin të tjerëve!!
nuk është se nuk kanë faj ata që përmënd ti,por fut dhe veten në atë grup!nuk je analiste as politikane,je thjeshtë turrma që i ka pjellë,që i mbështet!!
ti do të thuash”unë nuk i mbështes”!?
jo ti shan mutin e mbron kakën!!
ti nuk shikon dot se,si shumë të tjerë, je brënda!!
Jo une as muti as kaken nuk mbroj! Dua vetem nje shtet demokratik ku gjithe rrymet e nje shoqeri kane te drejte me u shprehe e ku populli vendos e jo Njishi. Une nuk votoj ne Shqiperi se edhe pse ende shqiptare zyrtarisht ne vendin ku jetoj ,edhe pse me babe e nane shqiptare nuk konsiderohem si shqiptare nga shteti shqiptar, si ne kohen eBerishes si ne kohen eRames!
lil
e ke kapur gabim!!
nuk e kam direkt me ty,por e kam direkt me ne si popull,prëfshi ty dhe mua bashkëbrënda e jashtë!
ne kapemi me çikërrima,ne kapemi me gjëra koti dhe nuk shohim totalin!ne megjithëse e dimë se çdo të thotë “përça e sundo”nuk e kemi kuptuar asnjëherë se ne jemi pjestarë të kësaj loje,se jemi lojtarë të fuqishëm të pandërgjegjshëm të kësaj loje që kanë bërë gjithnjë diktatorët tanë!!asnjëherë nuk kemi pasur një sagllam!!
po u kapëm tek “fajin e kanë medjet”,”analistët”,”politikanët e korruptuar”,”amerikanë” e “europianë”!?
po nuk e kuptuam se faji është komplet i yni që ditën e parë që kemi pasur mundësinë që të votojmë!?
kurrë nuk kemi për të dalë nga baltovina që po jetojmë!
Z.Bedri ,shqetesimi juaj eshte i madh,por rrugen e zgjidhjes nuk e kini gjetur.Perderisa Ju e kerkoni zgjidhjen tek ata qe jane shkaktare te menxyres elektorale,jo qe nga 2008 ,por qe ne fillimet e tranzicionit,qe kur keta mostra ,dhe te tjere para tyre ndertuane nje Kushtetute me popullin pa sovranitet…Kjo Kushtetute,duke I dhene prioritet sistemit politik me regjimin demokratik perfaqesues i vodhen popullit sovranitetin,i hoqen atij mundesine per te mare pjese ne qeverisje dhe ne kontrollin e aeverisjes…..Partitokracia banditeske e kriminalizuare deri tek hunda ka futur ne qeverisje plehradeputete-manekine…Jane 30 vjet korrupsion,vjedhje ,mashtrime nga parti te kriminalizuara qe duhet te nxiren jashte ligjit ,paperjashtim.Reforma Kushtetuese ,aty dhe ajo zgjedhore duhet te behet nga nje Keshill Kombetar I depolitizuare i zgjedhur nga populli direkt ne vendbanimet e tyre.Projrkt-Kushtetuta e miratuare nga Referendumi Popullor ,ku ti kthehet popullit sovraniteti,duhet te sanksionoje regjimin e Demokracise se Drejteperdrejte,ku partite politike te mos kene te drejte pushteti dhe vendimmarrje,deri sa Demokracia ne Shqiperi te arrije nivele te pakontestueshme….Duke u bazuare ,kryesisht,tek sistemi i qeverisjes se Zvicres ku cdo zgjedhes ka te drejte te propozoje ligje ,deri dhe nene te Kushtetutes,ku vota te jete pushteti i vetem I cdo antari te qeverisjes,ne baze dhe ne qender,ku te qeveriset vetem me keshilla treshe ,pa president,pa kryeminister,pa ministra ,pa drejtore dhe shefa..Ku te mos kete funksione politike.Ku pushteti suprem te jete Referendumi Popullor.Vetem keshtu ju hiqet mundesia plehrapolitikes te beje ligje si te doje,dhe populli “dele” te vrapoje pas tyre si gomari Italian qe vrapon pas tufes se kashtes qe I varet para syve.Ndryshe z.Bedri ,Ju dhe shume te tjere rrihni uje ne havan….
po mire more lili, çfare te djathte do ti, kur e ashtuquajtura e djathte (madje ekstreme dhe kriminale) por me shume e ashtuquajtura e majta, kane vene ne zbatim kthimin e prones ish pronareve (klysheve te sulltan osmaneve) dhe legalizimin me tapi, per hajdutet, te prones ish socialiste !?! . por ti dhe soi i te “diturve” si ti, me kete llogjike, perveç se dilni qener te pa ngopur per fitime ekonomike te pa merituara, dilni edhe injorante pagane qe shqyeni shpirtin human te njerezve normale .
Thjesht etj
Jo bash ashtu: e djathta historike nuk eshte kjo : Se e djathta e di se zhvillimi nuk vjen nga konfiskimi i pasurise kombtare ne duarte te nje grup njerezesh, se kjo solli dikur komunizmin si reaktion! E djathta e dikete pune mire siç e di se sot pronat jane te gjitha ne duarte e nje grup pushtetare te majte!
Kthimi i pronave kushte mujt me u ba mire duke respektuar pronaret po edhe duke kufizuar te drejten per kthim deri ne nje mase te pranueshme nga palet.
Dihet pse s’u ba.
Edhe mos u merzit se ne qofte se kemi pasur illuzione e deshire dje per hater te prindereve me u kthye, sot asnje nuk mendon me kete pune! Kjo sigurisht eshte sukses per ju , po jo per Shqiptarine se as edhe pak kot do flit’i per diaspore , qofte diasporen tuaj e cila po asimilohet njeqind here ma shoejt se fiaspora e vjeter, edhe pse lidhjet me Atdheun i ka ma te kollajdhme!
Ishte reforma e fundit,me e sukseseshmia.Me miratimin e Rajersonot aias zonja Kim.Demokracia arriti nje sukses te pa pare.U perjete sua Saliu me larott e tij te majte e te djathte.me beki!in e Kim J
Zgjidhja me e sigurt :
te votohet ligji ne Parlament
Kryeministri jo me shume se dy mandate
Kryetaret dhe zv/kryetaret e partive politike tew mos emerohen ne detyra te larta shteterore si Kryeminister dhe/ose zv/kyeminister.
Per kete duhet te votojme parlamentare ne nivel, jo keta servila te perzgedhur nga Njishi qe kemi sot!
lil
“Per kete duhet te votojme parlamentare ne nivel”
si do të mund të votosh këta të niveluarit??
-duke pasur një letër të bardhë dhe duke vendosur emrin e “nivluar”(shëmbull AB)që ti e mendon??
nuk e di a do të të mbështesë shumica,që nuk e njeh fare!normalisht të niveluarit njihen nga pak njerëz!!
-duke votuar vetëm ata më të mirët e listave të pregatitur nga mashtruesit që kanë zënë kreun e partisë??
nuk do të përfitoje asgjë!!do të kishe hajdutë,mashtrues të sofistikuar dhe jo copa drunjsh!!
pra këto dy metoda nuk ndikojnë në politikën e sotme,në këtë politikë që “kërkon të reformojë”Kmashtruesi i radhës!!
vetëm një metodë gjysëm pasive mund të fillojë të ndikojë në politikën shqiptare, duhet të heqim nga mëndja se mund të ndryshojmë gjërat “brënda ditës”!
shkuarja masive në votime:
e para si fillim që të mësojmë se mos shkuarja në votime është tmerrësisht e dëmshme për NE!!pra të mësohemi të shkojmë për të votuar!
e dyta si vazhdim,të votojmë duke shprehur mospajtimin tonë me politikën e ndyrë kriminale shqiptare,duke votuar me VOTË TË BARDHË!!(votë e bardhë quhet vota e pavlefshme jo një votë e paprekur,quhet vota e prishur duke e bërë të pavlefshme)!çdo votë e hedhur numërohet!me anë të tyre vendoset se kush fiton,por në të njëjtën kohë vlersohet edhe se kush është kundër politikës së ndjekur!!në votat e pavlefshme,ka vota që janë bërë të pa vlefshme padashje,dhe vota të çvlerësuara me DASHJE!një çvlersim masiv i votave do të bënte që të filloohej të mendohej dhe nga politika!do të fillohej e të mendohej dhe nga populli!popull që sot ka humbur çdo shpresë në vendosje!!në votimet e nesërme,nëse populli do të shihte në mënyrë të qartë se është shumicë në vendosje,ka votuar në shumicë dërmuse me VOTË TË BARDHË?!ai do ta kuptonte dhe do të rreshtohej në krahun e kundërt të politikës!!sot ai rreshtohet gjithnjë në krahun e fituesit të radhës,mashtruesit të radhës!
sepse i shkreti nuk e di që ai vetë,populli,është shumicë kundër mashtrimit!!
e treta dhe e fundit pas një kohe do të mund të bëjmë atë që thua ti,”te votojme parlamentare ne nivel”!duhet kohë,dhuhet durim dhe mbi të gjitha duhet punë!
lil,ma merr mëndja se punon në fushën sociale!?
nëse po,atëherë duhet ta dish se ka shumë mënyra për të edukuar një fëmijë!!
të shpejtë dhe të ngadaltë!!
e shpejta,ose më mirë dhuna,ka rezultate jashtëzakonisht të shpejta dhe të pamundimshme!!
por e dimë fare mirë se çdo të thotë!nuk dua të përmënd të gjitha por po them se nuk do të thotë EDUKIM!
e ngadalshmja,është e mundimshme,është shumë e lodhshme,nuk duhet të ulësh nivelin për kohë të gjatë,dhe rezultatet i ke të pakta në kohë!por i ke të ngulitura,i ke të vërteta,i ke të mira!kjo është edukata e përditëshme,bindja e fëmijës se rruga e drejtë është KJO!!
ka dhe një rrugë tjetër që përdoret shpesh si në perëndim por dhe në shqipëri!!një rrugë që duket si e përparuar por që në fakt fsheh dembelizmin e prindit,mungesën e përgjegjësisë së tij ndaj fëmijës së tij dhe të ardhmen e fëmijës!!
në shqip do të përshkruhej thjeshtë dhe plotësisht me thënjen e vjetër popullore “polli dhija,rriti perëndija”!!
për ta mbyllur lil,kjo thënje,mund të përshtatet me kohën që ne po kalojmë”pjell dhija,e mjel politika”!!
pa doreza
dhe kjo ësthë një farë mënyre,si shumë e shumë të tjera,por po të kujtoj vetëm një shëmbull të thjeshtë!shëmbull i ndarë në dy periudha të ndryshme!
1.-enveri vetëm pak kohë ishte në krye të shtetit,gjithë pjesën tjetër një kryetar partie!!
2.-saliu sot nuk është askush në PD,një antar i kryesisë dhe një deputet nga të gjithë!
a thu se u zgjidh problemi i pastërtisë a demokracisë së mendimit në të dy rastet??
jo,si enveri dhe saliu drejtoi/on,pavarsisht se ligjërisht nuk kanë asnjë mundësi drejtimi!!
Po e drejte eshte!
O komentues te mjere!
A nuk e kuptoni se klasa politike nuk pjerdh per ju fare,prandaj ka bere cfare ka dashur se ju jeni te percare me njeri tjetrin secili ne sherbim te nje partie ,por kurre te interesave te te gjithe popullit dhe Shqiperise?
Vazhdoni grricuni me njeri tjetrin,mburruni ndaj te tjereve se jeni me te zote dhe si perfundim ffitojne si gjithmpne CAKENJTE!
Vazhdoni hani mut sa te ngopeni se me gishjt ne bythe do mbeteni!
o migj
ça me bo tjetër??
ne duke “ngrënë mut” me njëri tjetrin përpiqemi të mësojmë nga njëri tjetri!!
ndoshta ndonjë ditë,pasi të kemi mësuar!?
do të bashkohemi dhe tërë atë mut që kemi ngrënë do të ta japim ty!!
sepse ti do të jesh gjithnjë ai që e shtyn mutin me një kafe!!
copa idiotësh,që nuk e dini se kur duhet mbajtur goja mbyllur!!