Sapo morivotëbesimin në Senat, kryeministri italian Enrico Letta fluturoi drejt Berlinit për t’u takuar me kancelaren Angela Merkel. Letta, 45 vjeç është i prirur të ndjekë lidhjet më të ngushta me partnerët e BE-së, por duhet të balancojë udhëheqjen e një koalicioni të fragmentarizuar në Itali me agjendën e tij të masave shtrënguese, që do të duhet të favorizojnë rritjen.
Faza e parë e një “turneu”, që e çon drejt Parisit në një takim kokë më kokë me presidentin François Hollande dhe në Bruksel, në takimin e parë si kryeministër i italisë me presidentin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso. “Ne duam që Europa të tregojë të njëjtën vendosmëri për të ndjekur rritjen, sikundër dhe për përpjekjet për të rregulluar financat publike”,-u shpreh Letta në Berlin.
Deklarata ta cilave kancelarja Merkel, një ndër partizanet kryesore të rregullimit fiskal iu përgjigj: “Nuk ka kundërshti ndërmjet rritjes dhe rruajtjes së një niveli të balancuar të llogarive publike. Këto duhet të shkojnë së bashku”. Vetëm një ditë më parë, Enriço Letta fitoi mbështetjen e senatit me 233 vota pro, 59 kundër e 18 abstenime.
Megjithatë, sytë e Europës mbeten nga Italia pasi PDL, partnere në qeveri, bën thirrje për shfuqizimin e një takse qëndrore për reformën e propozuar nga Letta. Kryeministri i ri ka kërkuar 18 muaj kohë për të ndryshuar pjesën e dytë të Kushtetutës, përsa i përket semipresidencializmit të kërkuar nga PDL dhe më pas transformimin e Senatit e reduktimit të numrit të deputetëve, reforma tejet të guximshme, sipas analistëve, për një qeveri të brishtë.
