Trajneri i kombëtares gjermane, Joakim Lëv, pas ndeshjes me Francën u shpreh i shokuar për ngjarjen e ndodhur jashtë stadiumit “Stade de France”. “Ne jemi të gjithë të frikësuar dhe të shokuar. Për mua ndeshja dhe sporti humbi rëndësinë e vet. Kemi humbur të gjithë. E mora vesh vetëm pas rënies së bilbilit se çfarë ka ndodhur. Ne jemi sigurisht të gjithë të shokuar”, – deklaroi 55-vjeçari.
