Heroi i Dortmundit në gjysmëfinalen e parë kundër Realit, Robert Levandovski, ka zbuluar se mbrojtësi Pepe i kishte kërkuar të mos shënonte më pas golit të katërt. Pepe, i cili ishte i ngarkuar me detyrën për ta mbuluar nga afër sulmuesin polak, dështoi në detyrën e tij, pasi polaku shënoi tri herë nga loja, ndërkohë që goli i katërt ishte nga pika e penalltisë. Tani Levandovski ka zbuluar një detaj të panjohur nga ngjarjet në fushë. “Gjatë një goditjeje këndi, Pepe më tha: “Ke bërë katër gola, nuk të duken mjaft?”. Secili gol ishte i ndryshëm nga të tjerët”, shpjegon Levandovski. “Goli i parë erdhi nga një krosim i Mario Gëces, kur i ika Pepes dhe devijova topin. Në golin e dytë isha i bindur që isha në pozicion të rregullt dhe shënova me shpejtësi. Goli i tretë ishte instiktiv. Ndala goditjen e Humelsit, u ktheva dhe gjuajtja. Në këtë situatë, prekja e parë ishte faktori më i rëndësishëm. Goli i katërt ishte me penalti, nuk kam çfarë të komentoj”. Tani Borusian e pret akti i dytë dhe asgjë nuk është e sigurt, pavarësisht fitores 4-1, çka i imponon Realit fitoren 3-0. “Do të jetë e vështirë. Real Madridi është skuadër fantastike dhe do të na bëjë të sforcohemi në mbrojtje”, thotë Levandovski, i cili e ka recetën e çlirimit nga presioni që e pret skuadrën e tij. “Duhet të shënojmë, kjo do të na e lehtësojë punën. Kemi bërë një hap të madh drejt finales, por nuk jemi kualifikuar ende”.

Hahaaaa, nese eshte e vertete kjo, qe Pepe i ka thene Levandovskit, eshte shume e bukur dhe sportive. Eshte nje fjali diplomatike ne fushen e sportit.
Eshte shprehje e kerkeses per ndihme nga kundershtari, i cili duhet t evinte doren ne zemer se nuk kishte me kuptim, Reali kishte kapitulluar.
Pepe, shume kurajoz
Portugezi Pepe vjen ne futboll nga rruga si shume kolege te tij, dhe futbollin e ka te vetmin mjet jetese. Nuk eshte se ai shquhet per intelektualizem, por se ka gjetur nje strofkull ku edhe pse po e la takati, kerkon qe ta mbaje me filozofine e rruges. Shkurt, nenteksti i fjaleve qe i ka thene kundershtarit gjerman, ” Cfare po ben, po na heq rriskun e bukes” Shume prej futbollesteve qe vijne ne loje nga vende problematikje dhe pa asnje shkelqim ekonomik, ku perfshihen edhe ato afrikan, ne fakt mbajne me buke disa duzina familje nga pas, te cilat i ka zhytur varferia.
Ky eshte realiteti. Ndaj bejen edhe te fortin kur u shkon dhe luajne rende si per jete a vdekje se mendojne çfare kane pas.
pepe piece of shit