Sulmuesi polak, Robert Levandovski, mund të shndërrohet në protagonist të një kalimi të bujshëm brenda Bundesligës, duke ndërruar fanellën e Dortmundit me atë të rivalëve historikë të Bajernit. Lajmi u raportua të enjten nga shtypi gjerman, i cili citoi burime pranë 24-vjeçarit. Dy herë kampion i Gjermanisë në “Signal Iduna Park”, Levandovski ka hezituar që të firmosë zgjatjen e kontratës që i skadon në qershor 2014 dhe besohej se ai do të ndiqte rrugën e Kagavas, duke u transferuar në radhët e Mançester Junaitedit në sezonin e ardhshëm.
Megjithatë, sipas “Kicker”, tashmë planet janë përmbysur dhe për golashënuesin e Borusias në lojë është futur edhe Bajerni, i cili është i gatshëm të paraqesë një ofertë më tërheqëse për klubin dhe vetë polakun.