Lëvit i duket interesant … grupi i Shqipërisë!

Dita

Trajneri kampion bote, Joakim Lëv, është shprehur shumë i kënaqur me shortin e hedhur në St. Petersburg të Rusisë për Kampionatin Botëror 2018. Ai madje shtoi se i duket interesant grupi i Shqipërisë.

“Është e qartë se ne duam të dalim si skuadër e parë dhe natyrisht që jemi favoritët e grupit. Republika Çeke, Norvegjia dhe Irlanda e Veriut janë shumë ambicioze dhe gjithmonë kanë arritur rezultate të mira në vitet e fundit. Interesant më duket grupi A, me Francën, Suedinë dhe Holandën. Padyshim edhe grupi G me Italinë dhe Spanjën.

Gjithsesi, do të fokusohemi te ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian për momentin. Vetëm pas këtij turneu vjen Botërori”, tha Lëv.

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *