Duke marrë shkas nga mbledhja e djeshme e Komisionit të Punëve të Jashtmeë, të Parlamnetit të Shqipërisë për shqyrtimin e Rezolutës për Çështjen Çame, Lëvizja Çame e konsideron të nevojshme ti drejtohet të gjithë faktorëve politik vendimmarrës me një kërkesë publike;
Lëvizja Çame ju bën thirrje Partive Politike prezente në Parlamentin e Shqipërisë ta votojnë pa asnjë hezitim dhe vonesë Rezolutën Çame si shenjë e pastër e një Shqiptarizmi Politik dhe një borxh që ne të gjithë së bashku i kemi historisë sonë.
Lëvizja Çame ju bënë thirrje që gjatë vendimmarrjes për ta votuar apo jo Rezolutën për asnjë moment të mos ngatëroni Rezolutën për Çamërinë me personazhin Idrizi dhe shpurën e tij.
Jemi të ndërgjegjshëm që ndiheni të përdorur politikisht dhe mund të perceptoni se i vetmi që tenton të përfitojë elektoralisht nga aprovimi i kësaj rezolute do të jetë Idrizi. Jemi të ndërgjegjshëm që një rezolutë për të pasur maksimumin e impaktit politik duhet të sillej për shqyrtim në ditët e para të këtij legjislacioni dhe jo në ditët e fundit të tij.
Ne si përfaqësues të Komunitetit Çam i kemi drejtuar dhjetra thirrje z.Idrizi për ta prezantuar këtë rezolutë në fillimet e kësaj legjislature dhe në fillimet tij si lider i vet shpallur i çamëve.
Edhe ne e kuptojmë po ashtu si Ju, se prezantimi i kësaj rezolute prej 13 rreshtash tani përpara fushatës elektorale, në mungesë të konsultimit si me komunitetin tonë Çam ashtu edhe me faktorin politik në vend, është një tradhëti e madhe që i bëhet komunitetit tonë në rradhë të pare dhe jo-luajalitet politik ndaj jush në rradhë të dytë.
Ne i kërkuam z.Idrizi të mos negocionte me Qeverinë asnjë marrëveshje politike pa përcaktuar fillimisht mënyrën sesi do të trajtohej Rezoluta dhe Çështja Çame.
Komuniteti ynë i kërkoi me insistim z. Idrizi të Mos negocionte dhe të Mos merrte në përgjegjësi administrative drejtori si ato të zhavoreve, patentave, barnave dhe të tjera drejtori që nuk kanë asgjë të përbashkët më Kauzën tonë. Komuniteti Çam kërkonte dhe kërkon Rezolutën si dhe hapa të tjerë konkret që cojnë drejt zgjidhjes së Çështjes Çame.
Idrizi dhe komuniteti Çam tashmë janë të ndarë nga një hendek i thellë. Ai kërkon drejtori, Ne kërkojmë vetëm Rezolutën.
I merrni të gjitha mbrapsht cfarë keni dhënë deri më sot dhe do të shihni sesi vetëm një njeri i vetëm do të trishtohet. Votoni rezolutën dhe do të shihni të lumtur 250 mijë shqiptar të Çamërisë kudo që ndodhen ato nëpër botë. Bëjmë këtë me dije për të gjithë forcat politike se Idrizi dhe Çamët tashmë janë dy gjëra që nuk kanë më asnjë lidhje me njëra tjetrën.
Komuniteti i kërkoj Idrizit ta kushtëzonte prej kohësh votën e tij si dhe të deputetit tjetër përfaqësues të PDIU në Parlament. Ne ndihemi po ashtu si edhe Ju, të cuditur por dhe të zhgënjyer që dy deputetët tanë i kanë siguruar kuorumin këtij Parlamentit dhjetra herë (përfshi këtu votimin për marrëveshjen e Ujërave me Greqinë, etj) ndërkohë që nuk kishin siguruar konsesusin politik të nevojshëm për Rezolutën si dhe cdo problem tjetër që con drejt zgjidhjes së Çështjes Çame.
Presioni i Idrizit sot është thjesht retorik boshe. Sot nuk ka më vend për retorika por për veprime.
Lëvizja Çame kërkon të votoni pa asnjë hezitim Rezolutën për Çamërinë duke vënë kështu në vend të drejtat dhe dinjitetin e mohuar deri më sot. Përfituesi real prej kësaj rezolute është Kombi Shqiptar në përgjithësi dhe komuniteti Çam në mënyrë të veçant.
Lëvizja Çame dëshiron të qetësoj dhe të siguroj gjithë komunitetin Çam kudo që ndodhet se votat tuaja në mandatin e ardhshëm qeverisës nuk do të shkëmbehen me favore e tendera.
Lëvizja Çame ju siguron që votat tuaja do të bëjnë të mundur që i pari veprim politik i joni të jetë pikërisht Prezantimi i Rezolutës për Çamërinë në Parlamentin e ardhshëm. Do vijojmë me nisjen pa asnje ditë vonesë të zgjidhjes juridike ndërkombëtare të cështjes sonë, do të kërkojmë përfaqësim në Ministrinë e Punëve të Jashtme apo përfaqësit tona diplomatike për të loobuar realisht për kauzën tonë. Dhe të gjithë ne së bashku do të marrim vendime të hapura dhe konsensuale për sjelljen tonë politikë të mëtejshme.
Lëvizja Çame kërkon mbështetjen tuaj për këto objektiva. Ne kërkon të gjykoni këdo pretendon se del në mbështetjen tuaj pikërisht prej raportit të tij në përmbushjen ose jo më sukses të tyre.
Perse nuk e botoni mesazhin e meposhtem te Ilva Tares qe i ka kthyer pergjigje ketij grekut Dojaka dhe Dites?
“Në përgjigje të shqetësimit të gazetës “Dita” dhe lajmit të publikuar në faqe të parë mbi tensione midis meje dhe zotit Shpëtim Idrizi, dua t’i bëj me dije opinionit publik se mesazhet me z.Idrizi kanë qenë komunikime normale të punës sime, ashtu si edhe me të ftuar të tjerë për emisionin Tonight Ilva Tare. Është në etikën time profesionale t’i mbaj jashtë vëmendjes së publikut shkëmbimet e mendimeve dhe argumentave me të ftuarit e emisionit tim, por më duhet të sqaroj se brendia e mesazheve midis meje dhe z.Idrizi ka qenë larg formës se incidenteve apo nervozizmit të përmendur në shkrimin tuaj”.
– ILVA TARE
Cti botosh kesaj aty dolen tabulatet e SMS.Nuk mbulohet dielli me shoshe.E sa per Greke prisni se do dalin fotot e Idrizit qe hyn e del ne mesnate nga shtepia e Spiro Kseres.