Komuniteti çam është i pakënaqur nga përfaqësimi që u ka bërë partia e drejtuar nga Shpëtim Idrizi. Tashmë përfaqësues të gjithë komunitetit kanë krijuar një Senat me qëllim zgjidhjen përfundimtare të çështjes çame por dhe bashkimin e këtij komuniteti para zgjedhjeve 2013. Përfaqësuesit e kësaj lëvizjeje sulmojnë kryetarin e PDIU-së, Shpëtim Idrizi se deri tani nuk ka bëre asgjë për këtë komunitet dhe shprehën shqetësimin se “përfaqësuesit çamë në politikë shitën detin me votat tona. Mos koordinimi politik është një hap pas në zgjidhjen e çështjes çame”.
Formohet Senati Çam
Senati Çam është një forum mbi palët që në thelbin e vet punon dhe promovon bashkimin e komunitetit çam. Në situatën e përçarë dhe jo bashkëpunuese në të cilën gjendet komuniteti çam u pa si imediate krijimi i këtij forumi me një qëllim të vetëm: Unifikimin e të gjithë aktorëve dhe faktorëve të Komunitetit tonë. Senati Çam do të jetë forumi më i lartë i përfaqësimit dhe unitetit të komunitetit çam dhe brenda tij do të përfshihen të gjithë individët, grupet, institutet, partitë politike dhe çdo lloj organizmi tjetër në të cilët çamët janë të përfshirë dhe të organizuar. Senati Çam do të ketë si detyrë parësore të vetën koordinimin e të gjitha ideve, zërave dhe përpjekjeve për të qenë sa më të suksesshëm në lobimin për çështjen Çame. Senati Çam do të mandatoj përfaqësuesit e vet sa herë të jetë e nevojshme për ta përfaqësuar në diskutimet për cështjen came dhe do të thërras në interpelancë të gjithë aktorët dhe faktorët që kane lidhje me cështjen çame. Për të qënë sa më të përfaqësuar dhe rezultativ në zgjedhjet e ardhshme, Senati Çam vendosi: Mandatimin e “Lëvizjes Çame” për marrjen e të gjithave masave për përfaqësimin politik të komuniteti Çam në zgjedhjet e 23 Qershorit. Koordinimin e të gjithë aktorëve politik brenda komunitetit Çam me një qëllim të vetëm; për tu përfaqësuar të bashkuar në zgjedhjet e ardhshme elektorale. Senati Çam është i bindur se mungesa e deritanishme e koordinimit mes përfaqësuesve të tij politik ka rezultuar si hapa prapa në rrugën e zgjidhjes të çështjes çame. Me besimin se Lëvizja Came ka pjekurin, energjinë dhe patriotizmin për përfaqësimin dinjitoz të komunitetit çam i kërkohet që në mënyrë të menjëhershme të angazhohet në plotësimin e detyrave të ngarkuara nga Senati.
Me ne fund e kuptuan çamet se nuk mund te perfaqesohen mga nje person i te njeqind flamureve si Idrizi.
Ai, se pari tradhetoi te majten, duke i grabitur votat (si Iliri) dhe pastaj gllaberoi udheheqjen e pales tjeter, te udhehequr nga koketuli, duke i dhuruar nje biçim titulli bosh.
Fytyren e vertete e tregoi kur ABSTENOI per “marreveshjen e detit” te Sali Berishes ne favor te Greqise. Sipas tije nuk i ka teper teritoret çame Greqija por duhet ti jepet edhe ca det, ne pjesen me te madhe edhe ai teritor çam.
Tani po na ben krushqi me Ilir Meten per te thurur te tjera plane ogurzeza.
Te rrojme e te shikojme ne se ky formacion i ri do te beje gje te hajrit apo te futet nen sqetullat e Saliut per ta mbeshtetur ne politiken e tije antishqiptare ne dem te çameve.