Lëvizja Çame shpreh vlerësimin e saj në lidhje me deklaratat e fundit të Partisë Socialiste për përqasjen e tyre për Çështjen Çame. “Prej kohësh ka lindur nevoja për një vizion të ri të të parit dhe të trajtuarit të kësaj Çështjeje nga ana e të gjithë faktorëve politik të rëndësishëm në vend – thote ne nje deklarate per media kjo levizje dhe shton:
“Mbështesin fuqishëm idenë për përdorimin e instrumentave europian të trajtimit dhe kërkimit të së drejtës për Çështjen Çame. Instrumenta që me aq bujë janë bërë publikë nga aktorë të ndryshëm politikë, por rezultuan vec flluska sapuni për përdorim të ngushtë partiak. Lëvizja Çame vlerëson se ka ardhur koha që Politika Shqiptare duhet të krijoj së pari një Konsensus të gjerë për mënyrën e trajtimit të kësaj Çështjeje përtej përfitimeve politike, duke u fokusuar gjithmonë në Çështjen Kombëtare Shqiptare dhe vënien në vend të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut të mohuara këtij komuniteti.Lëvizja Çame shprehet e gatshme të organizojë takime të komunitetit Çam me Partinë Socialiste për të diskutuar mënyrën për aprovimin e Rezolutës për Çështjen Çame dhe gjithashtu të diskutojnë për ndihmën që ky komunitet mund të jap për zbatimin e programit të PS për Çështjen Çame”.
Idrizi përshëndet lëvizjen e Ramës për çështjen çame
Edhe PDIU mbështet përfshirjen e çështjes çame në programin e Rilindjes. Kreu i kësaj partie, Shpëtim Idrizi, tha se e vlerëson hapjen e liderit të opozitës ndaj çështjes çame. Idrizi u shpreh se draft/rezoluta e propozuar nga PS-ja shkon në të njëjtën linjë me projektin e PDIU-së në 3 momente: mbështetja në të drejtën ndërkombëtare dhe traktatin e fqinjësisë së mirë, faktin që çështja duhet adresuar politikisht me instrumentet evropiane, si dhe detyrimin që qeveria të raportojë 2 herë në vit në Kuvend për adresimin diplomatik të çështjes.
Idrizi u bëri thirrje të gjitha partive të angazhohen për konsultime të hapura në mbledhjen e Komisionit të Jashtëm të Kuvendit, në lidhje me rezolutën që ai ka paraqitur para disa javësh.
“Pavarësisht se për partinë tonë çështja çame është boshti kryesor i ekzistencës si parti, ne e kemi bërë të qartë që në fillim dhe gjej rastin sot ta ritheksoj, se ne rezolutën nuk e kemi parë asnjëherë si një dokument ekskluziv të partisë sonë por si një dokument konsensual të gjithë klasës politike. Prandaj i bëj thirrje të gjithë partive dhe deputetëve të kësaj legjislature që t’i përshpejtojnë hapat dhe të miratojnë atë,si një tekst të mirëpranuar nga të gjithë që adreson siç duhet çështjen çame”, tha Idrizi.
Kreu i PDIU-së tha se kjo forcë do t’u bashkohet thirrjeve të Shoqatës Patriotike “Çamëria” për të organizuar para parlamentit shqiptar në ditët e ardhshme një protestë kundër zvarritjes së miratimit të rezolutës për çështjen çame.

Ashtu sic e shtron ceshtjen “came” Shpetim Idrizi eshte veprimi per ta futur ate ne rrugen e moszgjidhjes se saj.Redzoluta e propozuar nuk ka asnje baze ligjore qe shpie ne zgjidhjen e atyre problemeve qe shqetesojne komunitetin cam ne Sgqiperi.Nuk mund te imponohet shteti grek tu japi nenshtetesi greke nenshtetasve shqiptare qe i perkasin komunitetit cam dhe as te njohi te drejten e pronesise pa kaluar neper nje proces gjyqesor per njohjen e te drejtes te pronesise mbi bazen e dokumentave te perkatesise se prones.Pjestareve te komunitetit cam qe u larguan me 1944/1945 u duhet kthyer e drejta e prones por kjo nuk zgjidhet nepermjet rruges qe propozon Shpetim Idrizi qe nga sa duket nuk perfaqeson teresisht komunitetin cam.
te dashur vlezer Çam ,,,per mua si Çam qe jam keto deklarata qe behen sot ne mbeshtetje te popullsisse Çame ……………….duheshin bere qe kur nga te dyja krahet e politikes ,,si ata te PS dhe keta te PD 🙁
PER MUA KERTO JANE DEKLARATA PER FUSHATAT E TYRE POLITIKE
NEVE SOT NA DUHET VENDIMI PER CESHTJEN ÇAME DHE VOTIMI I REZOLUTES SE PLOTE PER CAMERINE NE PARLAMENT
ME RESPEKT
ASTRIT ISA IBRAHIMI
Aktoret politik duhet te shohin dhe bashkepunimin midis tyre, kur cdo kush ka idene dhe projekte te ndryshme atehere duhet qe te bashkohemi per nje qellim te perbashket1 Por Edi i vetem do beje aq sa kane bere te tjeret!!!!!
Keto jane vetem per fushate politike duken qarte se Rama nuk ka pasur asnje here ndonje aspirate per camet vellezer mos u genjeni kot me keta tradhetare
Me vjen keq dhe nuk dua ti besoj asnje fjale apo premtimi fushate qe nxjerr Rama nga goja. Se jam mese e bindur perderisa edhe faktet e tregojne hapur deshtimin e tij dhe mosinteresimin e ceshtjeve qe dominojne akoma ne Shqiperi.
eshte e kote te mendosh qe nga nje politikan i deshtuar te presesh te zgjidhi ceshte atdheta kur ai po ben si femi i vogel nuk haje buke se nuk dua 3 ligjet nga sala ky eshte kulmi i kulmeve te mendosh se si do RILINDI … pika pika qe nuk i bie
Edi Rama ka kaluar beteja qe koha do ti tregoj,mbase ka njerez qe shohin vetem catin e tyre,pse nuk beri dicka per ne .Ne shqiperi ka mbizoteruar fryma e percarjes,nuk ka qen e lehte te shihen qart problemet.
O Edi !
Mos u lodh kot me camet. Ty fole qarte dhe the qe e kemi nje nder objektivat e programit, po ata nuk te besojne. Ata duan Salen qe i genjen per 20 vjet rresht ! Leri te merren me Salen.