Një muaj pas shkrirjes së njësisë antikorrupsion, kryeprokurori Adriatik Llalla, me një lëvizje të papritur, vendos shtimin e numrit të prokurorëve në strukturën e ngritur posaçërisht për hetimin e zyrtarëve të lartë.
Në një mbledhje të Këshillit të Prokurorisë, zhvilluar të premten e javës së shkuar, u vendos transferimi i 8 prokurorëve në njësinë antikorrupsion në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Mes prokurorëve që pritet të transferohen pranë kësaj njësie, është edhe Ramadan Troci, prokurori që arrestoi ish-Guvernatorin Adrian Fullani dhe ish-kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika.
Kjo lëvizje e Llallës, konsiderohet e beftë jo vetëm se shtimi i prokurorëve në njësinë antikorrupsion bëhet në kulmin e debatit për Byronë e Hetimit, por edhe për faktin se vetëm një muaj më parë, ai largoi 4 prokurorë nga kjo njësi.
Argumenti i përdorur nga kryeprokurori asokohe, kishte të bënte me numrin e ulët të referimeve nga policia për rastet e korrupsionit në radhët e zyrtarëve të lartë.
Por pavarësisht këtij qëndrimi, të shprehur edhe në një njoftim zyrtar të Prokurorisë së Përgjithshme më 5 janar të këtij viti, kryeprokurori i ka propozuar Presidentit të Republikës, dekretimin e 8 prokurorëve.
Dy prej tyre aktualisht janë në Prokurorinë e Tiranës, ndërsa pjesa tjetër vijnë nga prokurorët e rretheve, ku tre prej tyre janë në prokurorinë e Vlorës.
Drejtuesi i kësaj prokurorie, Ramadan Troci, shefi i njësisë Task Forcë, Klodian Braho dhe ish-drejtuesi i njësisë Task Forcë në Prokurorinë e Vlorës, Maksim Sota, janë përzgjedhur për të qenë pjesë e njësisë antikorrupsion në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Në listën e prokurorëve të propozuar për dekret, është edhe drejtuesi i Prokurorisë së Lushnjës, Arenc Çela.
Trupës së prokurorëve antikorrupsion, do t’i bashkohen edhe Pranvera Hoxha e komanduar pak kohë më parë në prokurorinë e Tiranës dhe kolegia e saj Sonila Domi, e cila arrestoi dhe më pas pushoi çështjen ndaj ish-kreut të Interpol Tirana, Artan Bajraktari, raporton Mapo.
Dy prokurorët e tjerë të propozuar për njësinë antikorrupsion, janë: Ornela Rrumbullaku dhe Marjola Llaci, prokurore në Fier.

LLALLA E KA VENDIN NE BURG.
llalla c’do pune qe ben synon te mbroje kodoshet politikane 25 vjecare,kriminele dhe ajdute,bashke me ta mbron edhe veten,nishanin,dhe gjithe kancerin ne drejtesi.
Ky mercenar,shperdorues i detyrave, duhet pushuar ne cas nga puna me arest ne burg.
Llalla vertet munde te mos ta kete vendin ne burg, por ne ate vend qe eshte nuk duhet lene me per asnje dite. Te gjitha levizjet e tij krijojne mos besim ne popull. Kishte 4 vite ne ate post e nuk bani punen qe duhej, njeriu me i dobet i asaj prokurorije eshte ai.
Lajm do te perbente nje arrestim I ri,mbi nivelin e kseres.
Ky qe serviret si lajm me lart ,per mua,eshte i njejte me kararin tek drama “I Pazevendesueshmi”,,,,,xha Vagjo,karriget qe ishin lart ,i cove poshte ;ato qe ishin poshte i cove lart????
Shkurt e qarte,kujti plasi se cfare leviz Kryeprokurori uji me kos,,kur rezultate pune nuk duken ne horizont????