Në pjesën e parë të kësaj interviste me Pandeli Majkon, një nga protagonistët e Lëvizjes studentore të Dhjetorit 1990, ish-Kryeministër dhe aktualisht deputet i Partisë Socialiste, u ndalëm më së shumti në atmosferën e 24 vjetëve më parë në Tiranë dhe në Qytetin Studenti si dhe me disa kujtime të pathëna të tij për bashkëmoshatarët e tij.
Ndërsa në këtë pjesë të dytë kemi një analizë logjike mbi atë që ndodhi. Në pjesën e parë, Majko bëri një pohim interesant kur tha se “Në karriget tona duhet të ishin ulur të tjerë, por që ishin veç “hije” pasi ose ishin vrarë ose ishin në burgje dhe kampe përqendrimi. Lëvizja demokratike në Shqipëri u zhvillua duke i pasur protagonistët e lirisë në burgje. Amnistia erdhi më vonë. “Torta” e politikës ishte ndarë…”, duke lënë të nënkuptohej se të tjerë e bënë atë dhe të tjerë rrëmbyen frytet e saj.
Në këtë pjesë të dytë Majko e thotë edhe më troç: “Hesapi” i fundit i Lëvizjes së Dhjetorit janë spiunët… Dosjet e Sigurimit të Shtetit. Spiunët janë “porosia” e fundit e Lëvizjes së Dhjetorit…”.
– Ju arritët të bëheshit edhe Kryeministër i Shqipërisë, madje në një periudhë shumë të vështirë sikurse ishte lufta për çlirimin e Kosovës. Kam takuar shumë kosovarë që flasin me shumë respekt për ju. A ju kishte shkuar në mend në dhjetor të ’90-s se do të ngjiteshit aq lart?
– (Qesh) Sigurisht që jo! Marrëdhënia ime me politikën ka qenë dhe mbetet e komplikuar sepse i ka të dyja ndjenjat, dashurinë dhe urrejtjen.
Kur flasim për Kosovën unë nuk e pëlqej shprehjen “kosovar” sepse ata janë pjesë e jona. Thjesht, janë shqiptarë. Në qenien time Kosova ka ridimensionuar fjalën “atdhe”… Unë nuk jetoj dot pa të brenda meje… Kur kujtoj të kaluarën, kuptoj tragjedinë kombëtare dhe ndihem me fat për kohën që jetoj.
– Sidoqoftë, me ndryshimet që kanë ndodhur në këto vite, e shikoni të realizuar apo të tradhtuar idealin e dhjetoristëve ’90?
– Shikoni! Lëvizja e Dhjetorit nuk është dhe nuk ka për të qenë, për shumë arsye, një lëvizje për të cilën do të gjeni “veteranë” që të flasin si kompetentë të idealeve të saj… Lëvizja e Dhjetorit është dhe ka për të qenë e fuqishme si ide pikërisht për “dobësinë” e saj. Lëvizja përfaqësonte djem dhe vajza që bënë detyrën karshi një atdheu dhe shoqërie të mbetur pa gojë dhe në një udhëkryq ku po prekej mizerabiliteti ekonomik. Kjo Lëvizje nuk nxiti shoqërinë shqiptare të tejkalonte veten dhe dobësitë e saj. Ajo thjesht i pohoi ato dobësi me dhembshuri dhe i tha një brezi jakobinësh të plakur në pushtet duke vrarë të tjerët dhe të vetët: “Koha juaj mbaroi! Shkoni në shtëpi!” Mos harrojmë se komunistët u mblodhën në dhjetor dhe u diskutua edhe ndërhyrja me forcë në qytetin Studenti, por zërat brenda tyre ishin të fortë edhe me pyetjen: “Do vrasim djemtë dhe vajzat tona!?” Në Ministrinë e Mbrojtjes u shpërndanë armët. Im atë nuk pranoi ta merrte. Komunistët u dorëzuan pasi përballë, në shumicë, kishin fëmijët e tyre. Ata ishin të lodhur nga koha dhe vetja…
Kujtimi i Lëvizjes së Dhjetorit është një reflektim për marrëdhëniet me lirinë që për shoqërinë shqiptare nuk është e vjetër. Ajo ka të rrënjosur shembullin e aktit të një brezi që kupton kohën që jeton.
– E megjithatë ju keni qenë dhe vazhdoni të jeni shumë kritik me trashëgiminë e Enver Hoxhës. A është koha për një rivlerësim edhe të figurës së tij, në fund të fundit ka qenë udhëheqësi kryesor i luftës antifashiste nacionalçlirimtare që ju si forcë politike e mbroni?
– Fakti që ne vazhdojmë ta diskutojmë këtë çështje dhe në këtë mënyrë, tregon se sa pak kemi bërë në këtë drejtim. Historia e Shqipërisë dhe shqiptarëve mbetet ende një histori e “pashkruar” për shkaqe që varen dhe nuk varen nga ne. Historia jonë nuk është vetëm historia e drejtuesve të saj, por edhe historia e komplikuar e një kombi me fuqitë dhe fqinjët e tij. Enver Hoxha është një drejtues komod i dobësive tona kombëtare, sepse mbi to dhe me to ai, diku me instinkt dhe diku me zgjuarsi, ja doli që ta qeverisë vendin. Ai është i pashmangshëm nga trajtimet e historisë sonë dhe është produkt i rrethanave të saj në Luftën e Dytë dhe pas saj. Ajo që më shqetëson është trajtimi naiv i figurës së tij që shpallet ose një gjakatar homoseksual ose një personalitet i historisë. Kam qenë lexues i rregullt i librave të tij dikur në rininë time parapolitike, dhe po ju them se Hoxha është më i komplikuar se sa duket. Profili i tij politik është edhe produkt i tre miqësive me Beogradin, Moskën dhe Kinën dhe ku ai i mbijetoi prishjes me secilën. Hoxha nuk ka qenë idiot, por padyshim drama jonë kombëtare me të është se ai arriti që gjithë inteligjencën kombëtare ta barazojë me inteligjencën e vet personale. Një dramë e cila kishte filluar para tij dhe ka lënë hijen edhe pas tij, në historinë tonë kombëtare. Mendoj se do të jetë vështirë që ai të analizohet nëse nuk i pohohen ato që mund t’i konsiderohen pozitive në aktet që ai ka prodhuar në veprimtarinë e vet. LANÇ-i nuk është vepër personale e Enver Hoxhës, por ai është pjesë e padiskutueshme e kësaj lufte. Vlerësimet për aktet e tij gjatë LANÇ, në Konferencën e Parisit apo në disa suksese të regjimit të tij pas çlirimit nuk mund ta shfajësojnë apo ta ndriçojnë atë rrugëtim në të cilin ai futi kombin. Ai nuk ka asnjë mundësi justifikimi kur “teknikisht” pjesa më e madhe e atij brezi drejtuesish që nxori Lufta Nacional Çlirimtare ose u vranë, ose u burgosën ose u shmangën duke e lënë vendin në duart e një tufe njerëzish pa personalitet dhe produkt të interesave të familjes së vet. Dhe të mendosh që pas çlirimit, Partia Komuniste e Shqipërisë nga pikëpamja e shkollimit të drejtuesve të saj ishte më perëndimorja në gjithë lindjen komuniste. Enver Hoxha në këtë kuptim, është ende “gjallë” me dobësitë e veta, dhe na ironizon me mënyrën se si përsërisim edhe atë vetë. Edhe sot.
– Kur përballeni aktualisht me ish-studentët e dhjetorit që janë rreshtuar në kampin demokrat të politikës, i adhuroni apo ju vjen keq për ta?
– Asnjërën nga të dyja. Unë i konsideroj miq dhe shokë të gjithë. E vuaj sipas mënyrës sime distancën me një pjesë të tyre, pasi janë larguar jo pak nga atdheu për në emigracion. Në 1998 kur isha në zyrën e kryeministrit, u ula në tryezën e dialogut me opozitën e kohës. Përballë kisha Sali Berishën dhe Genc Pollon. Në krah kisha Ilir Metën. Interlokutorë të takimit ishin pikërisht ish-studentët e dhjetorit… “Moj kasolle ku na mblodhe”, thotë një fjalë e urtë. Ishim aty të gjithë të lidhur me “pjesëzat” e të njëjtës Lëvizjeje që na ftonte të reflektonim pse i hymë asaj pune që quhej “politikë”… Lëvizja na ftonte të mos harronim. Dhe ashtu bëmë.
– Ç’është Partia Demokratike për ju sot, 24 vjet pas themelimit të saj?
– Jam kundërshtar politik i saj, kështu që vlerësimi im do të ishte i pasinqertë politikisht. Mos harroni, kam ngritur dorën për formimin e saj.
– Është deklaruar shpesh se një nga defektet e pluralizmit shqiptar është se ai u bë i komanduar nga ish-Partia e Punës. Thënë troç, Sali Berisha u komandua të shkonte te PD-ja dhe Fatos Nano tek PS-ja. Ju jeni i bindur për këtë?
– E vërtetë është që thuhej kështu! Por ishte humor dhe kaq!
– Është folur shumë gjatë këtyre viteve se me ëndrrën e dhjetoristëve është abuzuar shumë nga politika. Ju jeni dakord me këtë konstatim?
– “Dhjetoristët” si fenomen politik nuk janë një listë njerëzish. Përkundrazi janë kaq fluidë sa duken pak dhe në të njëjtën kohë, shumë më shumë. Ata nuk janë gra të dhunuara që reklamohen pranë tabelës “Ti nuk je për t’u shitur!” Dhjetoristët janë një brez që bëri detyrën karshi vetes dhe kohës. “Hesapi” i fundit i Lëvizjes së Dhjetorit janë spiunët… Dosjet e Sigurimit të Shtetit. Nën guackën e politikës edhe sot lëviz timbri ironik i pyetjes “A ishte e gjitha çfarë ndodhi një lojë e telekomanduar spiunësh që konvertuan pushtetin e komunizmit?!”…. Përgjigja ime ka dy anë, sepse paralelisht me Lëvizjen e Dhjetorit ka pasur le ta quajmë një nëntokë të një Lëvizjeje spiunësh. Ka pasur një jetë të dyfishtë e cila rrotullohej dhe donte ta mbyste me pisllëkun e kohës atë që nisi me studentët. Kjo është arsyeja që nëse vini re në vazhdim, gjithmonë nga protagonistët e politikës që kanë pasur një lidhje morale me Lëvizjen e Dhjetorit kanë ngritur problemin e hapjes së dosjeve. Ka pasur edhe nervozizëm, pa diskutim, por dukshmëria është e qartë dhe reflektim i asaj që thashë. Spiunët janë “porosia” e fundit e Lëvizjes së Dhjetorit….
– Edhe Edi Rama, që sot e kemi Kryeministër të vendit, ka qenë në njëfarë mënyre dhjetorist, madje ndër më radikalët në atë kohë kundër ish-Partisë së Punës. A mund të thuhet se tani ai është duke punuar për ato ideale që studentët u hodhën atëherë në protesta kundër regjimit?
– Kur Ndre Legisi më foli për herë të parë për të takuar Edi Ramën… reagimi im i parë ka qenë: “Kë të takoj?! Po Edi Rama është ekstremist?!” (Qesh) E kam njohur nga larg Edin dhe më kishte lënë përshtypjen e një radikali të djathtë… Pastaj, kuptohet që u bëmë miq. “Debati” ynë vazhdon edhe tani, por në mënyra të tjera.
– Zoti Majko, si do ta vlerësonit qeverisjen aktuale të mazhorancës së majtë?
– Sot do flasim për “dhjetoristët” dhe jo “rilindasit”. (Qesh) Probleme ka sa të duash po nuk besoj se është vendi dhe koha. Kemi marrë vendin në një kohë të vështirë dhe përgjigjet teorike janë komoditet. Unë e konsideroj veten pjesë të arritjeve dhe problemeve të mazhorancës. Kur dua të flas për këto të fundit, si rregull ia them Edit dhe jo medias.
– A ka të pakënaqur brenda radhëve të PS-së ndaj qeverisjes socialiste?
– Kur të mos ketë të pakënaqur në Partinë Socialiste besoj se ajo do të jetë dita e “vdekjes” sonë politike…
– Prej disa muajsh opozita ka bojkotuar Kuvendin, ndërsa i është futur rrugës së protestave, si ju duket kjo strategji e demokratëve?
– Më duket një veprim i sforcuar që po defaktorizon grupin parlamentar të Partisë Demokratike. Më shumë se “strategji” duket si taktikë krize që buron nga marrëdhëniet e brendshme në atë parti.
– Mungesa e bashkëpunimit mes palëve duket se po fut në ngërç edhe procesin elektoral të radhës, duke kujtuar që zgjedhjet lokale janë në prag?
– Zgjedhjet lokale nuk mund të konsiderohen si stacion politik për një marrëveshje politike. Duket që për momentin demokratët janë të aftë të shprehin ato që nuk duan, por jo të kundërtën. Ata duhet të dinë të kërkojnë, pasi qëndrimet e tyre politike po reduktohen në “konferenca shtypi”… Po imitojnë pjesën më të dobët të periudhës sonë të të bërit opozitë dhe kanë përballë qëndrimet e veta tetëvjeçare që kanë mbajtur për këtë logjikë politike kur ishin në pushtet. Padashur, demokratët na kanë bërë një nder që nuk shpjegohet dot politikisht. Na i kanë lënë ne të majtëve t’i bëjmë të dyja, edhe qeverisjen edhe “opozitën”. Kjo e ka reduktuar qëndrimin e partisë së dytë në vend në konceptet e shoqërisë civile…
– Zoti Majko, ju keni qenë skeptik për koalicionin me LSI-në. Tashmë, pas një viti e gjysmë qeverisjeje, si ju duket se ka funksionuar ky bashkëpunim?
– A kam qenë “skeptik”?!… Po, kam qenë! Por për të kuptuar domethënien e skepticizmit tim duhet një natë dimri. Nuk lidhet kjo me LSI-në si parti, por me marrëdhëniet e mia me Ilirin. Largimin e Metës nga Partia unë e vuajta ndryshe nga të tjerët… Që të mos zgjatem. Nuk i kemi folur njëri-tjetrit deri ditën që babai im ndërroi jetë para një viti. Iliri erdhi dhe nuk e bëri sa për të larë gojën. Nga ajo ditë marrëdhëniet tona janë konstante. Jemi rritur bashkë paçka se jemi të ndryshëm. Jemi pjesë e historisë së njëri-tjetrit. Kjo është jeta, sigurisht.
Intervistoi Xhevdet Shehu
Fillojeni nga PS.Largoni nga kryesia e saj udheheqesit e spiuneve.
Ore, ka njeri te tregoje e deshmoje per rolin e Mihal Bishes ne keto procese, sidomos per PD-ne. Pasi fillimi i proceseve demokratike me ka gjetur ne Veri te Shqiperise dhe kujtoj zhgenjimin e athershem te nje shokut tim, kryetar lokal i PS-se, kishte shkuar ne Akademine Ushtarake per t’i kerkuar mendim per te kandiduar per deputet nje ushtaraku te larte, shume te zote, sipas shokut tim, i ndershem e trim (kishte patur ne ato vite edhe nje konfrontim me R. Aline, pasi nuk kishte lejuar te goditeshin anijet me refugjate qe po iknin nga Shqiperia, pra “kishte thyer urdherin e Komandantit te Pergjithshem”), kur u kthye me thote i zhgenjyer “Eh, e ka hanger dreqi kete pune. Nje mik i afert, me thote se me listat e deputeteve te PD-se po merret drejtperdrejt Mihal Bisha, (per ata qe s’e kane njohur) ish-shefi i kuadrit i KQ te PPSh-se, i cili mund te bente edhe sekretar te KQ te PPSh-se, po mbi Enverin kurre”.Pra, ka njeri dijeni me shume se kaq, jo per ta vene ne diskutim, s’besoj, por per ta shtjelluar me tej kete “rol” te ketij njeriu me aq autoritet nen Enverin?
Mendoj se ka nje ndryshim te madh midis dhjetoristeve qe u ngriten per lirite te cilat mungonin ne vendin tone te dhjere dhe dhjetoristeve te cilet u futen ne radhet e politikes.
Keta te dytet kane 24 vjet qe vazhdojne te shqyejne ,coptojne,dhunojne nen ombrellen e “demokracise” alla shqiptare.
Boll me me historina” kur isha nje here be dardanele”
Ti dhe soji yf Majko, i te gjithe kraheve e keni legenosur kete vend dhe e keni katandisur me te dobetin dhe me problematikun ne rajon. Perseri ti dhe sera jote nuk hapni rruge deri sa tju marre zoti. Dhe e di pse? Sepe juve nuk dini te beni asnje gje tjeter ne jete pervecse te merreni me ate qe ju e quani politike(nenkupto vjedhje)
Ti dhe soji yt vazhdoni ti jepni oksigjen politik doktor rrumpalles. Dhe kete nuk e beni nga padija por se jeni ana tjeter e medaljes.
Ka ardhur koha per dhjetgre te tjere Majkooooooooo.
Paska ardhur koha per te tjer’ dhjetore,o Majko (!).. E thenur troc,per t’a ndezur dhe nje here Shqiprin,ama,rrafsh kete here… Edhe,mbas nje zjarri gjithandej,lulet, mbikan me te bukura, duan e thone. Oooo, te poshter! Mos humbni kohe,suluni…
E njoh unë mihal bishën o Bato “Maro” Mokra? E njoh mirë por,nuk përputhet me temën që diskutojmë!? Megjithatë po ju tregoj njê minihistori për kuadrovikun e “madh”? Erdhi njêherë në mbrojtjen e diplomave te akademistëve të A U të Shtabit të Përgjithshëm(ish- Akademia Ushtarake Mehmet Shehu) dhe më la pa mënd kur pyeti për ecurinë e një diplomanti!? E dini pse? Sepse të dhënat i shënonte në një bllok me dimensione 2.5 herë 2.5 centimetra!? O kuje,nuk kisha parë kurrë në jetën time një bllok aq të vogël,i cili të regjistronte “karierën” e ushtarakëve !!!? Më vonë pashë se e kishin imituar dhe të gjithë kuadrovikët e tjerë…!? Përfundimet në vijim nxirini vetë? M.Bisha ishte njê njeri i vogël në një post të madh? Konspirator dhe i lig? Kaq këtë herë? Nderime të mëdha nga Kozica deri në Rodokal e Laktesh! Tung!
Pse nuk ja ke then ater qe ka qen i lig edhe i vogel po thu tani qe nuk eshte me ..dele mutit.
Majko je intrigant,nuk tregon kush eshte esapi i pare i dhjetoristeve por e kap nga i fundit.Filloje nga vetja majko, je mbrojtes i enveri kasapit qe ende ka dekoraten hero i popullit, qe e kositi burgjeve mjira gra e burra pa faj.
ENVER HOXHAN NUK E BEN ME NENA!
AI ESHTE BURRI ME I MADH I KOMBIT SHQIPTAR!!
NEPER BOTE CDO SHQIPTAR PER T’U MBURRUR ME LIDERET E VET,KA SI YLL POLAR VETEM SKENDERBEUN DHE ENVER HOXHEN!!
Te tjeret …..le te mbajne radhen pas 1 mije vjetesh!!
Shookk ….. Spiunin e vrau Milua …….. !
O MAJKO. Nuk ishte aq burrë babai jot të thoshte nuk mar armë. Sepse nuk ju kerkua një gjë e tillë. Dhe as e pyeti kush babain tënd. Mos u mburr me hijen e mëngjesit. Babai jot ishte shefi i shtabit të Aviacionit. Ai ka dhënë urdher të mbrohen repartet ushtarake nga ekstremistet dhe deri në një urdher të dyte të mos zhvillohen fluturime dhe asnjë avion të mos ngrihet në ajer. Tani eshte hapur thesi kush genjen e mburret më shumë.
Ooouuuu shiko , shiko Majka !?!? Me nji fjale “Dhjetoristat” , hesapin e fundit e kane me vehten eeee ?
O Majka , jane gjelle te thertume me kohe keto ! Lerini llogjet ! Tani te gjithe e dime se si u “bene” dhjetoristet , se kush i nderseu dhe ngertheu ! Se kush i organizoi dhe kush ua percaktoi “udheheqesit” ! Se cila ishte arsyeja qe “udheheqes” u caktuan “ata” dosjexhinjte ! Se si u organizuan me pare 2 korriku i Ambasadave , si u kanalizua dhe u administrua pakenaqesia e nje pjese te popullit ! Se cfare roli paten te “persekuturait” dosjexhinj ! Si bene lojen e UDB dhe Ramizo – Nexhmijes e Co .
Hajde Majka , hajde ! Se i jane hap me kohe petet lakrorit !
Prandaj eshte katandis ketu Shqiperia , sepse iu versulen gjithe llumi antishqiptar , i vjeter dhe i ri , per ta ngrene per se gjalli ! Ramizi me Nexhmijen shiten Shqiperine dhe braktisen sistemin qe ne 1982-shin , dhe juve “Dhjetaristat” rrezut sistemin …. Ha…ha…ha…ha… HAAAAAA … o Majka sa i mire je per humor !
Budalla ngele gjithe jeten.
Por kur te hec budallalliku nuk ke çi do ment.
hunden tande nuk e ke pa asnje her, sa te holl dhe te gjat
Xhota? Harxhon kohën kot me Majkon? Është komplet ndryshe në realitet!? Thjesht tjerr dhe lustron fraza por po të filloj t’ju numëroj bëmat e këtij do të bindeni që është krejt e kundërta e atyre që thotë? Èshtë një eklektik,dakord me tê gjitha rrymat politike që fluturojnë mbi dhe,një tip oportunisti klasik!? Ka aftësinë që pazaret më të ndyra t’i kallaisë, t’ju japë shkelqim të rremë? Majkua është një shkëlqim i rremë? Ka gisht në trafikimin për “skorie” të armatimeve e të pajisjeve ushtarake si dhe në disa bëma të tjera qe ja u thashë te “bytha e ullirit”!? Vetëm babai i këtij “nuk ka pranuar te marë armën” !!!??? Pyet ata që e dinë dhe do të shkriheni gazit? Rren dhe pastaj…”i llustron dhe xhelatinon”!? Nderime xhota! Mos harxho kohën me intervista të kota?
Po shyqyr qe i u afrove me ne fund te VERTETES o Pellumb zaimi se kisha krijuar pershtypjen qe jetoje ne nje planet tjeter fare te Universit. Nje mik i nastradini qe ka qene pedagog ne Fakultetin e Inxhinierise me tha: “Ky Pandeliu nuk ha pyka fare nga teknika, por eshte ortator i SHKELQYER dhe ne provimin e radhes kur nuk kishte zgjidhur asnje teze i thashe qe te nderronte Fakultetin me ate te fillozofise se ne Inxhinieri e harxhon kohen kot. Pas kesaj me thirri rektori dhe me tha qe Pandeliu SHKELQEN ne politike dhe eshte me shume perspektive per pushtetin si atehere nuk mund te marre nje provim palo gje te inxhinierise mekanike? Desha s’desha i firmosa ne libreze nje note kaluese dhe thase me vete: Medet per kete Fakultet!” keshtu e perfundoi pedagogu i Pandeli Komunistit trishtimin e tij.
ku do ta gent armen Sotir Majkua ne ate dhjetor?Ushtarakeve u qe hequr armatimi personal bile rojet ushtarake te objekteve nuk kishin te drejte me perdore armen edhe kur sulmoheshin direkt.
sa per Ramen jam I sigurt qe do ta shesi Ps sic shiti Jezu Krishtin ne tortuaret e Parisit apo Nanon ne bodrumet e mafies socialiste
Pellumbi ka te drejte. Mos harxhoni kohe jo me Majkon por dhe me shume te tjere si Saliu ,Luli ,Mediu ,Pollo, Paloka , E.Selami,Fevziu ,Nano,Meta e ndonje tjeter.Ka aq shume trillime sa deri me sot nuk kuptojme se cfare vlerash reale pruri levizja studentore.Tani mbas 24 vjetve ,qe nuk eshte shume ,perpiqemi te japim thelbin e saj.Nga pikpamja filozofike levizje te tilla marin ne kohe vlersimin e tyre .Nuk diskutojme motivet e saj por personat qe u perfshine apo perfituan nga kjo levizje .
Crendesi ka Majkua si student apo shume te tjere qe u perfshine ne kete levizje. Ajo qe na duhet, si simbol i luftes per demokraci, eshte se cfare u instalua.Pluralizmi politik apo inskenime artificjale per ti thene botes se dhe ne Shqiperi u vendos sistemi demokratik shume partiak .Pse e theksoje kete .Sepse mbas kesaj levizje kemi pamas krijime te partive si kerpudhat mbas shiut . Saliu merr partine demokratike ,Nanua ,Socjaliste ,Mediu Republikan ,Gjinushi PSD,Milo,Xhuveli,Pollo,Nadri,e te tjere qe jane mbi 100 thone se ne vijme nga levizja studentore e Dhjetorit .Hipokrizi qe dhe sot luajme e mashtrojme me ate pathos te studentve qe buronte nga ndenja per ndryshim .
Studentet u hodhen ne revolta jo per te krijuar parti por per te rrezuar koken e sistemit qe vazhdonte me kokfortesi te qendronte ne krye te shtetit komunist .Sic e kam theksuar, ne komentet e meparshme, kjo levizje u sabotua qellimishte me makinene e diktatures qe kishte mbetur . Jemi deshmimtare se si tallej Ramizi ne takimin me studentet .Ne krahe te tije qendronin ata qe permanda me larte me letra gati per te shpallur partite .
Une i kam perjetuar ndryshe keto levizje.Jam krenar qe dhe sot studentet ruajne konsiderata e me vlersojne per ate kontribut modest duke i mbeshtetur e vene ne dispozicjon te tyre . Ndjeva nga afer deshiren dhe punen per tu shkeputur nga e shkuara. Ne institucjonin qe drejtova studentet e muaren ne dore situaten dhe shume shpejte permbysen shume raporte qe mbaheshin me kokfortesi nga kriptokomunistet .
Si levizje e pa organizuar mire nuk u kapen nga klasa intelektuale shqiptare per ti dhene ngjyren politike.Permbysjen e pushtetit aktual komunist por u devijua e u la te degradonte.Si merr guximin Saliu dhe partia e tij qe deklaron se permbysa komunizmin kur ne krahe te tije deri sa mbylli syte qendroje Ramizi . Ndoshta sistemi komunist i kishte vene ne gjume intelektualet .Nje nga nje duke filluar nga I.Kadare e te tjere u terhoqen duke zgjedhur rrugen e emigrimit . Hoxha me pare kishte pushkatuar e vrare koka qe u etiketuan tradhetare te populli.Mbetem ne dore te Ramizit dhe te ketyre mostrave qe kane 24 vjete qe po tallen me demkracine per te cilen u ngriten studentet .
PANDELIU DHE NENDETSET SOVJETIKE TE PASHALIMANIT
Pjesa e dyte
Nga nastradini
Ne pjesen e pare treguam si Pandeliu Yne morri persiper para Partise dhe Fatos Nanos qe t’i bente CIKA-CIKA per skrap nendetset e Pashalimait qe Enver Hoxha j’u a grabiti sovjetikeve kur i tregoi gishtin e mesit “Miqve te tij te Perjetshem” sic ja kishte treguar edhe Titos se Jugosllavise do kohe me pare. Dhe per kete qellim pasi beri nje turne pa suskse ne vendt ish komuniste satilete shkoi ne zemer te Rusise, ne Moske ne audience me gjeneralet e Kremlinit. Dhe sic treguam edhe me pare u ofroi atyre te ndanin jek e jek LEKAT qe do te fitonin nga skrapi i nendetseve qe po ndryshken ne Pashaliman te Shqypnise. Gjeneralet e Putinit ne fillim u indinjuan nga kjo oferte arrogante e pales shqyptare qe perfaqsohej nga ministri i mbrojtjes Pandeli Majko dhe i thane: “Po ju more pizevenga albaneze ke doni te mashtroni si BOSI juaj pa shkolle Enver Hoxha? Po mallin tone doni te na shisni ju more te paudhe?” Por Pandeliu si orator i shkelqyer qe ishte ja ktheu: “Eshte ceshtje BIZNESI o shoke dhe miq qe ju kishin shpallur per armiq per nje palo gje. Eshte fjala per te fituar LEKA se Koha e Qepes e Stalinit ka cofur me kohe edhe ne Shqypni edhe ne Rusi”.
PO JU SHQYPTARET JENI ME NATON O TRADHETARE TE KAUZES KOMUNISTE?
ja kthyen njezeri te gjithe gjeneralet e Kremlinit qe sipas te gjitha gjasave u kishte pelqyer shume ideja e Pandeli Majkos per t’i transformuar nendetset e Kohes se Qepes te Stalinit dhe Enverit ne SKRAP metalesh me ngjyra dhe pa ngjyra dhe per t’i shitur ne Bote duke i ndare LEKAT jek e jek. Por Pandeliu nuk u tut fare dhe ja ktheu menjehere:
VARJANI NATOS!
se ne festojme me shume se ju 29 nentorin e clirimit dhe shkojme me shume se ju tek lapidaret komuniste me fotografine e Enverit ne dore per ta kujtuar dhe bere homazhe. Ju e keni harruar fare Stalinin tuaj nderkohe qe ne e kemi ne Zemer Stalinin tone Enver Hoxhen dhe kush e shan dhe nuk e do Komandantin tone Legjendar, kryeministri Yne Edi Rama i quan te gjitha keta plehra si TRADHETARE fet e fet nga facebooku i tij. Ja ne pershembell dekoruam me medaljen e trimeriseVito Kapon, sekretaren famoze kembegjate si shishe shampanje te Enverit ju a jeni kujtuar ndonjehere per sekretaren e Stalinit?
Gjeneralet e Kremlinit u bukosen keq nga oratoria e SHKELQYER e Pandeli Majkos dhe thane:
NE I INFEKTUAM KETA SHQYPTARET ME KOMUNIZMIN PARA DO VITESH, PAS LUFTES, POR KETA MORE I KANE KALUAR PARASHIKIMET TONA DHE JANE BERE SI KAFSHE BOLSHVIKE TE CERTETA TANI!
PANDELIU DHE NENDETSET SOVJETIKE TE PASHALIMANIT
Pjesa e dyte
Nga nastradini
Ne pjesen e pare treguam si Pandeliu Yne morri persiper para Partise dhe Fatos Nanos qe t’i bente CIKA-CIKA per skrap nendetset e Pashalimait qe Enver Hoxha j’u a grabiti sovjetikeve kur i tregoi gishtin e mesit “Miqve te tij te Perjetshem” sic ja kishte treguar edhe Titos se Jugosllavise do kohe me pare. Dhe per kete qellim pasi beri nje turne pa suskse ne vendt ish komuniste satilete shkoi ne zemer te Rusise, ne Moske ne audience me gjeneralet e Kremlinit. Dhe sic treguam edhe me pare u ofroi atyre te ndanin jek e jek LEKAT qe do te fitonin nga skrapi i nendetseve qe po ndryshken ne Pashaliman te Shqypnise. Gjeneralet e Putinit ne fillim u indinjuan nga kjo oferte arrogante e pales shqyptare qe perfaqsohej nga ministri i mbrojtjes Pandeli Majko dhe i thane: “Po ju more pizevenga albaneze ke doni te mashtroni si BOSI juaj pa shkolle Enver Hoxha? Po mallin tone doni te na shisni ju more te paudhe?” Por Pandeliu si orator i shkelqyer qe ishte ja ktheu: “Eshte ceshtje BIZNESI o shoke dhe miq qe ju kishin shpallur per armiq per nje palo gje. Eshte fjala per te fituar LEKA se Koha e Qepes e Stalinit ka cofur me kohe edhe ne Shqypni edhe ne Rusi”.
PO JU SHQYPTARET JENI ME NATON O TRADHETARE TE KAUZES KOMUNISTE?
ja kthyen njezeri te gjithe gjeneralet e Kremlinit qe sipas te gjitha gjasave u kishte pelqyer shume ideja e Pandeli Majkos per t’i transformuar nendetset e Kohes se Qepes te Stalinit dhe Enverit ne SKRAP metalesh me ngjyra dhe pa ngjyra dhe per t’i shitur ne Bote duke i ndare LEKAT jek e jek. Por Pandeliu nuk u tut fare dhe ja ktheu menjehere:
VARJANI NATOS!
se ne festojme me shume se ju 29 nentorin e clirimit dhe shkojme me shume se ju tek lapidaret komuniste me fotografine e Enverit ne dore per ta kujtuar dhe bere homazhe. Ju e keni harruar fare Stalinin tuaj nderkohe qe ne e kemi ne Zemer Stalinin tone Enver Hoxhen dhe kush e shan dhe nuk e do Komandantin tone Legjendar, kryeministri Yne Edi Rama i quan te gjitha keta plehra si TRADHETARE fet e fet nga facebooku i tij. Ja ne pershembell dekoruam me medaljen e trimeriseVito Kapon, sekretaren famoze kembegjate si shishe shampanje te Enverit ju a jeni kujtuar ndonjehere per sekretaren e Stalinit?
Gjeneralet e Kremlinit u bukosen keq nga oratoria e SHKELQYER e Pandeli Majkos dhe thane:
NE I INFEKTUAM KETA SHQYPTARET ME KOMUNIZMIN PARA DO VITESH, PAS LUFTES, POR KETA MORE I KANE KALUAR PARASHIKIMET TONA DHE JANE BERE SI KAFSHE BOLSHEVIKE TE VERTETA TANI!
DUHEN DHE 139 TE TJERE SI TI O MAJKO
shoku shok
Se si me dukesh ti Pandush…as mish as peshk!
Majko si bire i kuadri edhe pse i ri nuk besoj se i ke shpetuar pa qene sherbetor i sigurimit.Po nese doni te tregoheni socialist europian hiqeni ministrin e punve te mrendeshe Gramoz Rucin.Shkelqim Canin minister i PPSh.Hiqi 13 deputet bij bllokmenesh.Mos e merrni Enverin si dikur para 90tes ne mitingje me do shurrana qe thon kemi luftur.Po ne fakt luft kam ber,po luft civile.
A di gjë ndonjë komentues se në ç’pikë kanë arritur punimet e tunelit nëndetar Durrës- Bari që ideoi majkua? Thonë që po punohet? Tung!
E verteta nuk eshte vetm spiunet ne mesin e Dhjetoristeve, pore platforme e Berishes per ta shkatrruar shqiperin duke e katandisur edhe me poshte se periudha e viti 1938. Berisha u kishte dhen besen qarqeve antishqiptare dhe monopolistev se do te vihej totalishte ne sherbim te tyre, ne kembim ndihmes se tyre per ta bere Berishen Presidente, Ata e ndihmuan per tu bere Berisha Presiden dhe ky ua kthej reston me gjakun e shqiptarev duke i shkatrruar jo vetem ekonomikishte pore nga te gjitha anete .Si ekonomike politike dhe te tjera. Ne politiken e jashte beri qe at te humbasin rrespektin per shqiptari ndersa ne fushen ekonomike mopri uren e zjarrit ne dore dhe i vuri flaken ter shqiperise.
Keshtu dhjetoristet sote nuk jan ne gjendje te bejn analizen e punmes se tyre 23 vjecare. se po ta bejen analizet ata duhet qe berisha te vihet para drejtesies, Sa nuk behet kjo ateher edhe drejtesi ne shqiperi nuk ka .! Edhe sote Berisha vazhdo te sabotoje edhe perse nuk eshte ne forumet dfrektuese.
Pergjithesisht, per Majkon kam respekt sepse qendron shume me lart se 90 % e politikaneve aktuale. Por, kam dy keshilla miqesore per Majkon: 1. Rames beja te qarte disa here se eshte shume larg problemeve ” te bazes ” pra te popullit te theshte, qe edhe e ka votuar. Ai duhet t’i lere qendrat e qyteteve dhe te merret edhe me periferite dhe me fshatrat. 2. Jeni i lutur te futeni ne listen garuese per bashkine e Tiranes, ju personalisht apo ndonje tjeter individ me vlere dhe, kurrsesi, mos lejoni te hyje aty M. Kryemadhi apo ndonje kryemadh apo kryevogel qe opinioni shqiptar i njeh per te korruptuar. Kaq per sot.
Levizja e dhjetorit ishte nje enderr naive e nje populli te izoluar per tu larguar nga krevati i diktatures ne ate te lirise kapitaliste. Kaq pergjumesh ishim sa dhe sot dyshekun dhe susten e kemi te asaj kohe dhe vetem jorganin kemi nderruar.
Endrra vazhdon , nga paaftesia e klases politike dhe e jona njekohesisht.
Gjumi ishte ishte i thelle endrra sh e bukur.
Flitet akoma per endrren, kane harruar realiteti i ri ose mireqenia vjen nga dija dhe puna.
Xhamija dhe kisha shpjegojne dhe shesin endrra.
Gjejeni vete ku eshte Pandi me shoket e dhjetorit e keta te parlamentit.
Ne na ka ngelur te themi si ne nje film.
Pafsh endrra me gjelle pasanikesh.
Rri or Pandi Mamaja, se per ca dhjet-torriste si ti e si Like Meta rrinte 100 vjet rehat ne pushtet Ramizmi e komunizmi. Ti dhe Likja edhe sot keni frige te thoni parrullen e atehershme popullore Enver – Hitler!
Majko ka qene eshte dhe do te jete po aq i rendesishem sa nendeteset ruse te Arvizuse.Ato nendetese jane Jubote gjermane te luftes dyte boterore dhe qekur erdhen ne Shqiperi ne 1959, kishin dale nga efektivi luftarak i ushtrise sovjetike,qe kishte filluar prodhimin e nendetseve berthamore tip KURSK>Sovjetiket sollen ne shqiperi armatimin stok te luftes dyte boterore.Jo me kot sovjetiket kerkonin kthimin e kuajve te rraces arabe,se sa nendeteset e pasha limanit.Atyre qe u futi gishtin Enver Hoxha,jane shoket kineze,qe mbushen magazinat me teknollogjine e tyre te avancuar,grure dhe oriz,qe Enver hoxha ja shiste Greqise.