Ish-drejtuesi demokrat, Ridvan Bode foli pas publikimit të asaj që njihet si platforma për ringritjen e PD-së.
“Një grup drejtuesish të PD, anëtarë të kryesisë dhe të këshillit, ish-drejtues, i janë drejtuar anëtarësisë për një proces që synon unifikimin e partisë për një proces zgjedhor të përgjithshëm”.
Bode tha se bashkimi i PD përmes një procesi zgjedhor është qëllimi i tyre: “Të kërkohet ndjesë publike, të mundësohet hapja e një debati për kapërcimin e problemit që ka lidershipi, i cili vuan nga mungesa e kredibilitetit”.
Ai theksoi se ata nuk janë një organizim juridik, por një lëvizje brenda PD.
“Do i drejtohemi edhe zyrtarisht partisë, por tashmë kërkesa është publike. Do takojmë demokratët anembanë Shqipërisë. Do jetë një platformë që do ta diskutojmë me gjithë anëtarësinë.
Qëllimi i lëvizjes nuk është të gjejë konsensus mes nesh e drejtuesve aktualë, qëllimi është më i gjëra, është bashkimi përmes një analize të thellë dhe më pas të shkohet në zgjedhje në të gjithë nivelet përmes devizës së bashkimit”.
Ne nuk kërkojmë ndarje postesh, por pajtim përmes një debati të përgjithshëm, analizës dhe zgjedhjeve“, tha Bode.
Ai ka theksuar se rizgjedhja e kryetarit të PD është një kusht i panegociueshëm.
“Rizgjedhja e kryetarit është një kusht i panegociueshëm. Kjo i bën mirë edhe kryetarit për kredibilitetin e tij të bjerrur. Ne nuk po kërkojmë fraksione dhe as përfaqësim të cilësuar. Duam votime dhe të drejta të barabarta në votime. Le të jetë anëtarësia që do të vendosë”, tha ish-ministri i Financave.
Platforma mbështetet nga disa ish-drejtues dhe deputetë të PD si Astrit Patozi, Majlinda Bregu, Besnik Mustafaj, Ridvan Bode dhe figura të tjera të selisë blu.
Por ajo që bie në sy është fakti që mes emrave nuk ndodhet Jozefina Topalli, Eduard Selami, Genc Ruli dhe Arben Imami.
Lëvizja për demokratizimin e PD, synon t’i japë zgjidhje krizës brenda partisë pas largimit të disa figurave të rëndësishme nga lista e kandidatëve për deputetë dhe humbja e thellë në zgjedhjet e 25 qershorit.

Nuk dua te mbroj Lulash bythecin si kukulla e Salushe Qoftelargut por edhe me Ridvan Bolen, Genc Supermafiozin Ruli dhe Arben Aktor Imamin nuk shkohet as ne W.C. Kjo cete kriminale me emrin Pede duhet te varroset perfundimisht. Semundja qe e ka kaplluar eshte kancer “grade 5”.