Lëvizjet e koduara të PSG për blerjen e Bale

Gazeta Dita

Në ëndrrat e PSG është edhe uellsiani Gareth Bale. Në të vërtetë objektivi numër 1 për sulmin e ekipit parizien mbetet francezi Kylian Mbappe, ndonëse është folur edhe për alternativën, Sergio Aguero, por realisht ylli i Monoaco duket i destinuar të bashkohet me Zinedine Zidane te Real Madrid.

Pikërisht transferimi i Mbappe te Los Blancos do të mundësonte më pas transaksionin e uellsianit në drejtim të PSG.

Ndërkohë që Karim Benzema konsiderohet i paprekshëm, dhe Florentino Perez duket se ka për qëllim të frenojë dëshirën e Cristiano Ronaldos për divorc, Gareth Bale, protagonist i një sezoni të komplikuar për shkak edhe të dëmtimeve, duket si më favoriti për të përfunduar në merkato.

Në atë pikë, Paris Saint-Germain, sipas asaj që raporton Le Parisien, mund të përfitojë duke tentuar sulmin për sigurimin e shërbimeve të ish-futbollistit të Tottenham, të paguar nga Real Madrid 101 milionë euro në verën e 2013.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *