Lëvizjet në polici, Selimaj shef i komisariatit të Vlorës

anazapta

Artur Selimaj është shefi i ri i Komisariatit të policisë të qytetit te Vlorës. Selimaj është prezantuar para efektivave blu të qytetit bregdetar nga Drejtori i Policisë së Qarkut, Kastriot Skënderaj. Selimaj vjen nga radhët e Policisë së Shtetit ku më parë ka mbajtur poste të rëndësishme, si Komandat i FNSH, Berat, Komandant i FNSH Vlorë, si dhe Komandat i repartit special “Delta Force”. Gjate karrierës së tij në polici ai ka qenë një nga drejtuesit e operacionit “Puna”, në vitin 2002 ku u bllokuan me dhjetëra skafe të cilët ndihmonin në transportin e drogës dhe klandestinëve drejt Italisë. Gjithashtu Selimaj ka qenë drejtues operacionesh në luftën kundër bandave në Berat, Lushnjë Vlore etj. Emërimi i Artur Selimaj si shef i Komisariatit të Policisë së Vlorës është pritur mirë edhe nga komuniteti vlonjat, të cilët e njohin atë, si njeri profesionist, korrekt dhe të përkushtuar në punë.

 

 

Share This Article
4 Comments
  • I nderuar Zoti Minister i Brendshem!

    Duhet te ktheni ne detyren e meparshme Z.Gazmend Hamitaj, ne Komisariatin nr.4 ne Tirane, nje profesionist i vertete, teper i perkushtuar, korrekt, i ndershem dhe i paanshem. vetem ai arriti ti bente zap te gjithe te fortet e zones qe mbulon ky komisariat, te cilet dje pas lajmit te dhene ne media hidhnin fishekzjarre. Mos digjni te njomin me te thatin, sic thote populli.

  • Pershendetje z.Artur jam nje banor I fshatit lubonje . Jam invalid i klases se pare me disa semundje kronike ,kam nevoje per konsult me doktorin dhe me duhet te shkoj me makine ne vlore me kete targ AA 288HK .Ju lutem me ndihmoni me respekt Vullnet Sadiku

  • Pershendetje Z.Artur jam nje pjestae i forces detar tetar jurgen vete edhe dua te vete ne lushnje te prinderit per te cuar disa ushqime edhe hilace .Ne pamundesi te levizjes nga corona virus kerkoj nga ana jua kete leje me respekt jurgen velo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *