Mbrëmjen e djeshme ka rene në pranga biznesmeni Isuf Isufi në Shkodër. Kanë qënë forcat ‘Shqiponja’ ato të cilat i kanë zënë pritë Isufit, i cili kishte me vete një armë zjarri tip pistoletë dhe një sasi lekësh dhe eurosh.
Shuma që ai kishte me vete, shkonte deri në 2 mijë euro.
Ai u kontrollua në lagjen ‘Perash’ pasi policia kishte marrë informacion se një person po qarkullonte me armë zjarri me vete.
Biznesmeni Isufi më herë ka mbajtur postin e zv.presidentit të skuadrës së Vllazinës. I vëllai i tij është komentuar më herët pasi ka qënë i përfshirë në një vrasje.
Njoftimi i policisë:
Vijojnë kontrollet e befasishme për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete. Qarkullonte me armë zjarri me vete në qytet, vihet në pranga 49-vjeçari. Sekuestrohet arma zjarrit dhe një shumë e konsiderueshme lekësh. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj vijojnë kontrollet e befasishme në kohë dhe vende të ndryshme, me qëllim kapjen e personave me precedent kriminal, personave në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete. Si rezultat i kontrolleve të befasishme, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një person qarkullonte në qytet me armë zjarri me vete, shërbimet e Policisë të Forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Shkodër, në vendin e quajtur “Lagje Perash”, kanë ndaluar shtetasin I. I., të cilit gjatë kontrollit i gjetën një armë zjarri pistoletë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. I., 49 vjeç, banues në lagjen Ajasëm, Shkodër, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
o.j/dita
