Lëvizte me armë në mes të qytetit, arrestohet polaku në Durrës

J L

Një 47-vjeçar polak është arrestuar ditën e sotme në Durrës, pasi qarkullonte me armë zjarri në makinë.

Sipas policisë, gjatë kontrollit, në automjetin e polakut u gjet një pistoletë “TT” dhe shtatë fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i plotë i policisë:

Qarkullonte me armë zjarri në makinë, arrestohet në flagrancë  47-vjeçari polak me banim në Durrës.

Sekuestrohet një armë zjarri Pistoletë me 7 fishekë luftarakë.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe në zbatim të planit të masave për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, nga Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të  Policisë Durrës, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit polak:

-A.M., 47 vjeç, banues në lagjen Nr.18, Durrës.

Ky shtetas qarkullonte me armë me vete, të cilën e mbante në makinë dhe është kapur në lagjen Nr. 18, Durrës nga shërbimet  e Policisë , ku gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, Policia ka gjetur një armë zjarri tip  Pistoletë “TT” dhe shtatë fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës në ngarkim të shtetasit të mësipërm për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Kapin nji polak te ngodh dhe nuk kapin me 100 ra bandit shqiptar qe qarkullojne me kallacnikov ne mes te dites !
    Rasti Kavejes -ku dy grupe rivale nxorren kallacet dhe vran nje te pafajshem duke bler buke !
    Shtet 30 vjecar mafioz !
    Prandaj kane opinion te keq per shtetin shqiptar !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *