Lëvizte me armë në qytet, arrestohet korçari

Ornela

Një 31-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Korçë pasi është kapur me një pistoletë pa leje.

Policia njofton se personi i arrestuar është shtetasi Teodor Grazhdani, i dënuar më parë për vjedhje me armë.

Sipas policisë, arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit fizik në lagjen nr 14 Korçë, në afërsi të një lokali, në çantën e tij të supit iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë me një krehër të mbushur me 7 fishekë luftarakë të cilat shtetasi i mësipërm i posedonte pa leje.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *