Një 25-vjeçar nga Pogradeci ka shkaktuar panik tek kalimtarët, pasi orët e para të mëngjesit të djeshëm lëvizte i armatosur në mes të qytetit.
Maksim Beci, i veshur me një pardesy të gjatë, fshihte poshtë saj një arme zjarri tip pushkë 20 model 56, ndërsa ende nuk dihet qëllimi i lëvizjes tij i armatosur. Kane qenë qytetarët ata të cilët kanë njoftuar policinë për këtë rast.
Pas disa minutash, Patrulla ka mundur të neutralizojnë të riun dhe të finalizojnë arrestimin e tij. Maksim Beci njihet si një njeri problematik në këtë qytet, ndërsa gjatë kontrollit në banesë iu gjet edhe një armë zjarri automatike tip “Kallashnikov”. Burime zyrtare sqaruan se po hetohet për të zbardhur qëllimin që kishte i dyshuari.
