Lewandowski fajëson Ancelottin për dëmtimet te Bayern Munich

DITA Online

 

Robert Lewandowski ka fajësuar për problemet e lëndimeve te Bayern Munich rutinën e trajnimit nga ish-trajneri Carlo Ancelotti.

Forma e Bayernit është kthyer pasi Ancelotti u shkarkua në tetor dhe u zëvendësua nga Jupp Heynckes.

Skuadra bavareze ishte mbas Borussias së Dortmundit në renditjen e Bundesliga përpara se italiani të shkarkohej si trajner, ndërsa tani ka kapur vendin e parë, pas 13 javësh.

Pavarësisht përmirësimit të rezultateve, skuadra nga “Allianz Arena” ka vuajtur nga dëmtimet gjatë javëve të fundit, pasi Thiago Alcantara, Thomas Muller dhe Arjen Robben kanë probleme të muskujve, ndërsa Juan Bernat, kohët e fundit ka bërë kthimin e tij nga një periudhë mënjanë.

Lewandowski mendon se çështjet e përsëritura nuk janë produkt i punës së Heynckes, por një efekt goditës i stilit të mëparshëm trajnues të trajnerit Ancelotti.

“Nëse shumë dëmtime të muskujve ndodhin, ju nuk duhet të shikoni javët e fundit, por kthehuni dy ose tre muaj përpara, – tha ai për “SportBild”. – Ka shumë të ngjarë që arsyeja të jetë atje. Nëse ka shumë pak trajnim ju duhet të bëni diçka individualisht”.

Bayern Munich e pa veten në një cikël fitues me nëntë ndeshje në të gjitha garat nën drejtimin e Heynckes, çka përfundoi të shtunën, pasi humbi 2-1 ndaj Borussia Monchengladbach.

Bavarezët kthehen në veprim të shtunën, kur do të përballen me Hannoverin në shtëpi, përpara se të presin PSG-në në Ligën e Kampionëve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *