Lewandowski largohet nga Bayerni?

Gazeta Dita

Robert Lewandowski është i zhgënjyer nga Bayerni i Mynihut. Disi e vështirë për ta besuar, por fjalët e menaxherit të sulmuesit polak , nuk lënë vend për dyshim.

Sipas burimeve nga “Sport 1”, menaxheri i sulmuesit ka shpjeguar problemet mes polakut dhe skuadrës, të cilave së fundmi i është shtuar edhe trajneri italian Carlo Ancelotti.

Për Lewandowskin, e hidhur ka qenë disfata për titullin e golashënuesit më të mirë të Bundesligës, në të cilin ai doli i dyti pas gabonezit, Pierre-Emerick Aubameyang.

Polaku ka fajësuar skuadrën e kampionëve gjermanë, së bashku me trajnerin Ancelotti, si shkak i suportit të pamjaftueshëm.  Kjo është dhe arsyeja thelbësore e krisjes me kampionët gjermanë.

 “Gjatë ndeshjes së fundit, me sa më ka thënë Lewandowski, nuk ka pasur as suport nga skuadra e as nga trajneri italian.E kam parë aq të zhgënjyer sa kurrë më parë, pasi të gjitha shpresat e tij vareshin nga skuadra”, u shpreh Maik Barthel, menaxheri i Lewas.

Dhe ai vetë ka folur disa kohë më parë në gazetën polake “Super Express” duke thënë: “Humbja e titullit të golashënuesit më të mirë më ka trishtuar. Kjo ka ardhur edhe nga suporti i pakët nga skuadra dhe trajneri Ancelotti. Për mua ky është një zhgënjim i madh”.

Share This Article
1 Comment
  • Lojtar i madh. Finalizues i sulmeve , ne te gjitha menyrat.
    Ta kishte Barcelona, do fitonte topin e arte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *