Emri i tij kohët e fundit është lidhur ngushtë me Realin e Madridit, madje në Spanjë janë të bindur se Robert Lewandowski në verën e ardhshme do të transferohet te Los Blancos për të zëvendësuar pikërisht Cristiano Ronaldon, i cili me shumë mundësi do ti japë lamtumirën klubit merengues.
I intervistuar nga gazeta spanjolle As, sulmuesi polak i Bayernit nuk i mbylli dyert klubit madrilen por ndërkohë nuk u prononcua më shumë sesa duhet, pasi as për të kjo që po kalon nuk është një situatë e lehtë. I pyetur për interesimin e Realit, Lewandowski deklaroi: Cdo vit në media dalin lajme të tilla por unë nuk preferoj ti komentoj, jam i përqëndruar vetëm te futbolli i luajtur dhe vetëm tek skuadra ime aktuale, për mua kjo nuk është një situatë e thjeshtë”. Me këto fjalë 27-vjecari la gjithcka të hapur edhe pse nëse do të transferohet apo jo Lewandwsoki në Bernabeu për këtë do të mësohet më shumë vetëm gjatë muajve në vazhdim.
E sigurtë është që drejtuesit e Realin e pëlqejnë sëtepërmi lojtarin dhe janë të gatshëm të bëjnë gjithcka për të bërë të mundur kalimin e tij në Spanjë. Robert Lewandowski është dëshirë e vjetër e Los Blancos të cilët e kërkuan sulmuesin edhe kur ishte pjesë e Dortmundit por në atë periudhë bomberi polak zgjodhi transferimin te Bayerni. Kampionët e Gjermanisë i kanë ofruar rinovimin e kontratës, 27-vjecarit por sulmuesi ende nuk ka marrë një vendim.
Për të interesohet edhe Paris Saint Germain që e shikon si pasuesin e Ibrahimovic dhe i ofron plot 15 milionë Euro pagë vjetore, 3 më shumë se Reali i Madridit. Se ku do të luajë Lewandowski sezonin e ardhshëm kjo nuk dihet ende por një gjë është e sigurtë, në kontratën që polaku ka nënshkruar me Bayernin nuk ekziston asnjë lloj klauzole për largimin e tij.
