Lewis Hamilton fiton në pisten e Bahrejn

anazapta

Lewis Hamilton triumfoi në garën për Çmimin e Madh të Bahrejnit në Formula 1.

Britaniku doli i pari në cak, i përcjell nga kolegu i tij Nico Rosberg. Kurse, Sergio Perez në Force India e kompletoi podiumin.

Kampioni në fuqi Sebastian Vettel në Red Bull përfundoi i gjashti, ndërsa Fernando Alonso me Ferrari, zhvilloi një garë dëshpëruese duke dalë i nënti.

Rezultatet:

1) Hamilton 2) Rosberg 3) Perez 4) Ricciardo 5) Hulkenberg 6) Vettel 7) Massa 8) Bottas 9) Alonso 10) Raikkonen 11) Kvyat 12) Grosjean 13) Chilton 14) Maldonado 15) Kobayashi 16) Bianchi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *