Vargje të nënshkruara
Kapo Labi, Vlorë
Ditë e dashur, shumë ke shkruar
Dhe vazhdon e flet përdita
Ne jemi të befasuar
Çfarë thotë Lu Amerika.
Zoti Lu, shumë u mundove
Për të gjetur kriminelë
Më në fund i përcaktove
Janë dy e s’ka të tjerë.
Lexo mirë historinë
O miku ynë i nderuar
Kush e dogji Shqipërinë
Dhe përgjaku këtë truall.
Kush rrënoi ekonominë
Vrau, vodhi këtë popull
Nxiti krim e hasmërinë
Nga Tropoja gjer në Dropull.
Gërdecin kush e sajoi
Me njëzetë e gjashtë të vrarë
Popullin kush e qëlloi
Në njëzetë e një Janar?
Kriminelët kanë emër
Janë aktivë dhe në Kuvend
Kanë dhe një sulltan për zemër
Që u jep guxim e mend.
Krimineli më i parë
Është Sali sulltan-spiuni
Pas tij vijn’ qindra kusarë
Që nga Luli te Flamuri.
Diplomatë nga do që vini
Nëse jeni miqtë tanë
Shkopinj në rrota mos vini
Ne i dimë të ligjtë kush janë.
