Lexoni librin e jetës!

redaktor

Arben Duka

 

Po tani nuk na ngroh më,
zjarri shpuzë i djalërisë,
dhe jeta rrugën ka marrë,
në shtegun e pleqërisë!

Jo se jam një plak i rënë,
tani pesëdhjetë e tetë,
po tani rruga e mbetur,
është e tëra tatëpjetë!

Ne dimë se gjithë jeta,
ka një trend e ka një cak,
nesër është një ditë më shumë,
po është dhe një ditë më pak!

Shpesh mbyll sytë dhe e shikoj,
të gjithë jetën si një ëndërr,
pastaj rri edhe mendoj,
si s’u lodh e shkreta zëmër?!

Ç’ka kaluar-ka kaluar,
pa kuptuar e stuhishëm,
na mbetet për të jetuar,
vetëm çasti i tanishëm!

Ç’ka kaluar është tretur,
ç’kemi para nuk e dimë,
nga gjithë jeta na ka mbetur,
sekonda që marrim frymë!

Dhe fill pas kësaj sekonde,
vjen një tjetër që na falet,
neve jetojmë akoma,
thjesht’ se zemra s’do të ndalet!

Se Zoti kur bëri Tokën,
thellë në çdo detaj u ndal,
i vuri sipas meritës,
kë në llum e kë në mal!

Tani punët janë vulosur,
dhe ndryshime më nuk priten,
shqiponjat do fluturojnë,
dhe zhapinjtë do zvarriten!

Tani punët janë vulosur,
tjetër formulë s’mund të gjendet,
rendi do vazhdojë siç është,
kurrë s’do ndryshojnë vendet!

Tani punët janë vulosur,
asgjë nuk mund të ndryshojë,
kurrë s’do shohim përmbi male,
një zhapik të fluturojë!

Kontradikta kryesore,
nuk ka gjasa që të tretet,
mes zhapikut dhe shqiponjës,
e përjetshme do të mbetet!

Dhe këto antagonizma,
janë bërë ligje të natyrës,
njëlloj si luftë e përjetshme,
mes së keqes dhe së mirës!

Zoti e krijoi çdo gjë,
që nga njeriu të dihej,
po të mos ishte e keqja,
e mira si mund të njihej?!

Zoti na tregoi gënjeshtrën,
të kuptonim të vërtetën,
në fund na dënoi me vdekje,
që të vlerësojmë jetën!

Zoti në fillim s’e kishte,
në mend fikjen e qiriut,
e bëri për të dënuar,
egoizmin e njeriut!

Dhe pse kishte robër Zoti,
askujt jeta nuk iu fal,
po dhe pas këtij ndëshkimi,
egoizmi nuk u ndal!

Më mirë Zoti mos e ndizte,
fare dritën e qiriut,
kafsha-kafshës nuk ia bën,
ç’i bën njeriu-njeriut!

Për çdo ditë edhe më shumë,
fort kanë gjëmuar kambanat,
po mbi Botën e mallkuar,
s’kanë mbaruar kasaphanat!

Po njëlloj si vetes sime,
gjithë Botës i qaj hallin,
se duket që ndën fre,
Zoti ende s’e ka djallin!

Lexova librin e jetës,
po libri aspak s’më bindi,
mirë që ne na bëri Zoti,
po djall-ziun kush e lindi!

Në terrin e errësirës,
them ka lindur djall’ i zi,
si një sfidë kundër së mirës,
po pse ju dha kaq fuqi?!

Share This Article
13 Comments
  • ZOTI DUKA qofsh i shendtshem dhe gezuar familiarisht deri ne fund te jetes ! Miqte e tu i ke ne gjithe globin qe te lexojne ! shpresoj qe nje dite do e pime nje kafe bashke !

  • edhe mua ktu ne mergim me pelqen kur lexoje vargjet e zotit arben dhe mefreskojne si nji puhi e lehte qe vjen nga atdheu meme si nji mitrovicas qe jame i theme se vargjet qe i shkruan skan kurfar kufiri artificiale qe kemi pase ato jane gjithmon aktuale ne krejt teritoret shqiptare faleminderit zoti duka

  • Ne fakt, per antiket simboli me domethenes ishte shqiponja me nje gjarper ne koke. Shqiponja si simboli suprem i lartesise qe sheh ne largesi dhe gjarpri si simbol i inteligjences dhe racionalitetit. Nderthurja midis qiellit dhe tokes, jo me kot Zoti beri Ramen krywminister dhe Meten kryetar parlamenti, hahaaaaaa, harmonia…..O komandant, ne jemi rritur pa minare dhe kambana, por sipas librave fetare djalli fillimisht ishte cirak i Zotit, biles ishte me i miri dhe me i bukuri i adhuruesve; pra, e thene midis nesh, Zoti me doren e tij e ktheu nga engjell ne djall, ndofta ka pasur frike se i zinte vendin.Te shikosh ti si do prishen Sala me Lulin, do u ndodhe si Zoti me Luciferin, do shpiket Luliferi, hahaaaaaaa. Qe thua ti, se e bej edhe per te argwtuar redaktorin, shkon Rama tek Zoti dhe pasi priti e priti me ne fund hyn ne zyre. I thote Zoti:”po ti more zdap, ca halli ke”? Rama ia kthen”ej, robo, kujt i flet kshu ti re? S’ta kam une fajin se je dy pellembe me poshte Erjon Braces”. E mbylli gojen Zoti, se Rames s’ia merr kush per batuta. Kur takoi Merkelin i tha se per nder te saj nje ish ministri socialist te financave i vuri per mbiemer emrin e saj, me vkm biles. “he – i thote Zoti – me thuaj c’hall ke, se nuk kam kohe. Rama e falenderon per zgjedhjet lokale, qe shkuan ne drwjtimin e duhur…Mirepo i kerkoi nje nder te vogel, qe Zoti ti deftente drejtimin, se te duhuren e shtonte vete.Zoti u zu ngushte, se edhe ai vete shume gjera i kishte zgjidhur ne drejtimin e gabuar.”Shiko- i thote, sa here qe njerezit qahen beso se je ne drejtimin e duhur, AQ here sa te levdojne kuptoje se je ne drejtimin e gabuar; ika une tani se po stervitem ne sportin e ndenjjes ne uje. Vjet rekordin e theu njefare Sali nga Dragobia, nuk dua te me munde perseri kete vit…Ahaaa, nuk e ke ne gare kete vit – e siguroi Rama, nuk ka me mall Lazarati per doktorin

  • Mos u deshpero Poet,
    mbas teje jam edhe une,
    dje bera dyzet e tete,
    dhe sot nje dite me shume.

    Ti je dhjete vjet me i madh,
    e ke pare diellin perpara,
    ke pervoje me shume s’e une,
    per tè prapa e per tè mbara!

    Me vjen keq qe iken mosha,
    ndihem keq qe vitet shkojne,
    me vjen keq qe peme e kafshe,
    me shume nga njeriu rrojne!

    Shikoj pemet e ullirit,
    qe gjenden né Shqipëri,
    mendoj Sekuote gjigande,
    qe jane né Kaliforni.

    Keto peme shekullore,
    shquhen per jetègjatesine,
    kalojne tre a pese mije vjete,
    shume mbrapa e lene njerine.

    Ka dhe rrepe shekullore,..
    u ktheva te pemet prap,
    thuhet edhe per humor
    ‘ u beka, u beka rrap!

    Ka dhe shume ‘banore’deti,
    qe ne i kemi zili,
    edhe ata na lene mbrapa,
    per forc’ e jetgjatesi !…

    Nejse kthehem te njeriu,
    eshte shkruar shume per tè,
    fjalet qe shkruajne ca libra,
    né dyshim nuk mund t’i ve!

    Librat e shenjte tè Zotit,
    mbajn brenda diturine,
    né nje nga librat e jetes,
    flet dhe per jetègjatesine!..

    Aty brenda eshte premtimi,
    premtim qe tè l’è pa goje,
    kur tè nderhyje Perendia:
    njeriu perjetè do jetoje !!…

    Sa per djalle e dreq me brire,
    ketu fjalet kam tè pakta,
    duhet cdo informacion,
    tè ketè burime tè sakta!….

    Une dua o miku im,
    jeten sot ne t’a shijojme
    sì do vene gjerat me mbrapa?
    Tè rrojme e tè shikojme…

    Nuk e ndal per ty urimin,
    jetè tè gjate e plot shendet,
    Zoti diell t’a befte cdo dite,
    enderrat, realitet.

    Kete urim kam per kedo,
    qe lexon fjalet e mija,
    Kujtdo i uroj nga zemra,
    diell i’a befte Perendia…

    • Njeri ja hedh,
      Tjetri ja pret,
      Te gjithe analiste
      Te gjithe poet
      Thurin vjersha
      Demode
      Lum o popull qe i ke.
      Une ne qoshe rri vajtoje
      Driterone marr lexoje
      Cezme e Radovecit shtate Sylonjare
      Si u beme neve lumi te na marre.

  • Gjarperi e ka fuqine
    ne erresire Arben vellai
    ndaj e mbyti njerezine
    djalli dhe satanai

    Po ne Drite te Universit
    djalli do struket nga erdhi
    do te zhduket gjarper tersi
    Dija miresi do derdhi

    Do te vije kohe e shqiponjes
    gjarperi nen gur do struket
    Dija do zer vendin e Zonjes
    dhe djalli kund s’do duket

    Se Universi kur u be
    per gjithe qeniet eshte njelloj
    por njeriu bere djall
    zuri token e pushtoj

    Na e beri prone private
    qeniet e tjera ndaloi
    pasurine e begate
    qe vete Zoti iu dhuroi !

    Djalli do te shkoj ne ferr
    atje per ku eshte nisur
    se eshte koha e shqiponjes
    dhe jo gjarperit te helmatisur !

  • Mos e anatemoni gjarperin,se eshte simboli i popullit pellazg,eshte simboli me i vjeter i botes dhe baza e mjekesise !

    • Gjarpri eshte nje simbol teper i lashte dhe shfaqet ne shume kultura. Shpesh ka natyre duale, pra perfshin te miren dhe te keqen. Tek Minoiket ishte i lidhur me jeten per shkak kordonit lombelikal te foshnjes. Ne zonen e ish Epirit zoteronte Pitoni qe ishte dragua. Me sa di Doret me pas mesyne mbi Pitonin, sipas legjendes se Apollos. Vendi ku Apollo vrau Pitonin e dekompozuar u krijua “Krisa”, carja tektonike e ngushtices se Korintit – tempulli i Delfit qe ndryshoi konceptin e botes se asaj kohe mbi besimin. Thuhet se Apollo e shenoi vendin e tempullit aty ku do kryqezoheshin fluturimet e dy shqiponjave – njera vinte nga lindja tjetra nga perendimi. Shqiponja do te gjehet ne shume dege te kulturave te asaj kohe, perfshi Anatoline dhe Egjiptin.
      Te flasesh per simbolet e pellazgeve eshte nje ceshtje shume e gjere, por pasardhesit e tyre Iliret besonin tek dielli, miti i burrit dhe i gruas. Iliret besonin edhe tek jeta e pertejme dhe ritualet e varrimit i perkonin ketij besimi per te pertejmen.
      Sipas mitologjise, Iliret, Keltet dhe Galet ishin 3 femijet e Polifemit dhe Galateas. Polofemi ishte i biri i Poseidonit dhe nip i Tokes dhe Qiellit. Galatea ishte nimfa e detit lekurequmesht, mbese e ujrave oqeanik, Egje dhe detit te zi. Polifemi sundoi mbi Acis e Sicilise. Ai ishte jo vetem miti i shkembinjve por edhe simboli i muzikes (polifonia) dhe legjendave.
      Eshte e bukur mitologjia, kupton ai ka funksionuar gjeopolitika e botes antike. Kupton se ka ekzistuar edhe nje lufte boterore qe shenoi permbysjen e epokes se bronxit – epoka e erret – pushtimi i madh i “njerzve te detit”. Ka gjasa qe paraardhesit e Shqiptareve te kene pushtuar botes e asaj kohe e cila do te ndryshonte teresisht – per inat te njeri tjetrit kuptohet. Dorianet dogjen boten e asaj kohe duke fshire shume fise dhe kultura. Me pas Keltet dhe Romaket do te kishin tjeter te ardhme, gjithashtu dhe Hebrenjte. Bota po pergatitej per nje faze tjeter gjeopolitike-ideologjike : obskurrantizmin – rezultat i kesaj periudhe eshte edhe gjeopolitika e sotme. Ku i dihet mbase nje faze e re obskurrantizmi mund te ndodhe perseri, qe do shenoje permbysjen e epokes se naftes.

  • Z.Arben,te pergezoj per poezin,si perhere i shkelqyer.Por dhe komentuesit-prozator:”As poet,As analist” dhe Lleshin,te cilet na befasuan me poezit e tyre,ku ne faqet e DITES po shohim shume poet te tjere,pergezime.
    Mua s’me hiqet nga mendja,
    Betohem per Perendi,
    Nate e dite me del ne enderr,
    Ai eshte shpifsi Sali.

  • Ty te lumt o Arben Duka
    me poezi te embla tbuta
    qe kur zoti na krijoj
    gjithsesi njerzit rreshtoi

    marrim shembull Sali bishen
    qe sdo duhej kshtu te ishim
    nje Poet si ty Arben
    me u gzu Kombi qet kem

    Kur del njeriu anë te djallit
    si i terbuar kur del prej malit
    e njeriu qe esht njeri
    duhet gjith tja kem lakmi

    Pra i tiell ti je Ben Duka
    poezi qe shkruen aq bukra
    kur njeriu ato lexon
    krenarin ma Shum ja shton

    kur ne marrim Shum Poet
    qe kann shru per vend te vetë
    sa do qe ata kann ikë
    rrin si qiri qe ben dritë

    qdo njeri qe nuk len veper
    sdo permendet mä kurr tjeter
    e te tillë kem ket hapsir
    mos ti shofim kem deshir

    Por e jona shqiperia
    ka njerz mir nga biografia
    njerz te ditur me Kultur
    qe ma hert kishim dikur

    si ai Fishta dhe te tjerë
    na kann len msime me vlerë
    beni ty te deshirojm jetë
    qe poezi ma Shum te ketë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *