55 udhëtarë shqiptarë që kanë dashur të kalojnë kufirin për të udhëtuar jashtë vendit, janë kthyer nga autoritetet kufitare.
39 ndër ta janë kthyer në Rinas ndërsa të tjerët në pikat tokësore kufitare.
Sipas burimeve nga policia, të kthyerit nuk përmbushnin kriteret e përcaktuara në urdhrin e drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit dhe me dyshimin se mund të kërkojnë azil në vendet e BE.
“Shtetasit janë refuzuar bazuar në masat shtesë të përcaktuara në urdhrin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, urdhër i dalë në fillim të muajit gusht”,- tha Policia e Shtetit.
Burimet thanë se do t’iu refuzohet kalimi i kufirit të gjithë shtetasve shqiptarë që nuk plotësojnë kriteret e përcaktuara nën urdhrin e Haki Çakos, për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së, pra nëse nuk kanë adresë të saktë akomodimi apo destinacioni, nuk kanë ftesë pritëse, si dhe mjete të mjaftueshme financiare.
KATËR KRITERET
Urdhri që ashpërson kriteret dhe masat në kufi është firmosur më datën 1 gusht 2017 nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako dhe mban nr. 805, me numër protokolli 5792.
Mësohet se urdhri në fjalë është lëshuar pas ultimatumeve të zyrtarëve të qeverisë franceze ndaj qeverisë shqiptare, por edhe pas mesazheve e shqetësimeve që ambasadorja e Francës i përcolli direkt Drejtorit të Policisë së Shtetit gjatë takimeve me të në muajin korrik.
Kështu, sipas urdhrit të Drejtorit të Policisë, çdo shqiptar që kalon kufirin duhet t’i tregojë policit shqiptar adresën e saktë të akomodimit në vendin e destinacionit ku do të shkojë. Kriteri i dytë është ftesa që pritësit në vendin e destinacionit ku kërkohet që kjo ftesë të përmbajë kontaktet e pritësit.
Kriteri i tretë është bileta apo rezervimi i biletës për kthim në Shqipëri në momentin e paraqitjes apo të nisjes për të dalë jashtë shtetit.
Pika e fundit në katër kriteret e vendosura është ajo e mjeteve financiare për mbulimin e shpenzimeve për kohën e qëndrimit. Kjo pikë ndonëse e papërcaktuar në urdhrin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, sipas një dokumenti zyrtar të ministrisë së Jashtme ka një vlerë konkrete.
“Po sa është kjo shumë? Vende të ndryshme kanë përcaktuar shuma të ndryshme. Përafërsisht kjo shumë nuk e kalon 50 euro dita, kur shtetasi ka një rezervim hoteli”, thuhet nga Ministria e Jashtme. Ndërkohë, mësohet se në rastet kur nuk paraqitet rezervimi i hotelit, qytetarit mund t’i kërkohet të ketë me vete shuma deri në 100 euro për çdo ditë qëndrimi në zonën Shengen.

Ketyre plehrave francez i prishin pune 2000 shqiptar nderkohe e kane mbush francen me algjerian maroken tunizin . Ngelen gjithmone antishqiptar .
I them endacakut, barbonit EDI RAMA, rregullat e reja per daljen jashte vendit nuk jane te drejta te vendosura nga pala shqiptare.
Eshte shkelje flagrante e te drejtave njeriut duke mos qene te barabarte perpara ligjit.
Ne kete menyre zbatohet nje padrejtesi qe nje person shtetas vagabond, gangster, mafioz qe shkel ligjet e Shqiperise dhe te Hapesires Shengen TRAJTOHET, NJELLOJ dhe i BARABARTE me nje person qe zbaton ligjet dhe rregullat qe jane vendosur si ne Shqiperi dhe ne Hapesiren Shengen.
Prandaj ne shqiptaret nuk kemi shtet dhe qeveri. Ka 27-te vjet qe politikanet mafioz qe kane qene ne pushtet, ne pozite dhe ne qeveri si PD + PS nuk po duan te bejne shtet, qeveri.
Prandaj jemi ne kete gjendje te mjeruar te standarteve te mireqenies dhe te begatise. Me te varferit dhe me me pa perspektive ne Evrope, Rajon dhe ne Ballkan.
Ka dalur sakte dhe qarte qe 56% e popullsise e mbetur ne Shqiperi duan te largohen, te ikun dhe nuk votojne keto pizeveng politikan dhe deputet. Nuk ka rendesi se kush fiton sepse nje marke prodhimi surogato jane.
Grupimi i Evrodeputes sllovene TANJA FAJON, na hoqen vizat ne Hapesiren Shengen, kurse Grupimi i EDI RAMES, na vendos sanksione per te dale jashte vendit. Turp dhe Maskarallallik. Tung.