Sipas historianit britanik Peter Frankopan, viti më tragjik ishte 1348, kur shpërtheu murtaja e zezë. Dhe në studimin e tij monumental “Rruga e mëndafshit: Një histori e re e botës” shpjegon arsyen : sëmundja, vetëm në Evropë, vrau në 18 muaj një të tretën e popullsisë, 75-80 milionë banorë në fillim të shekullit 14 dhe rreth 50 milion pas 50 vjetësh.
Anije dhe porte
Murtaja u shfaq në Evropë në Caffa (Krime) në fund të vitit 1347. Atje ajo erdhi nga shkretëtira e Mongolisë dhe Gobi, ku për 20 vjet tashmë kishte shkaktuar shumë viktima. Nga Krimeja përgjatë Rrugës së Orientit, ajo pastaj u përhap në portet kryesore të Mesdheut, përmes anijeve që përshkonin rrugët kryesore tregtare. Së fundi, nga portet u shtri në brendësi dhe deri në vitin 1351, në gjithë Evropën.
Por vite të tmerrshme, njerëzimi ka përjetuar edhe shumë të tjerë. Ja disa prej tyre:
541: Nis murtaja e Justinianit, që në dy vite shkakton afro 25 milionë të vdekur në Evropë dhe Mesdhe.
1492: Zbulimi i Amerikës shkakton kolapsin demografik të indigjenëve, gjë që në shekujt që pasuan shkakton më shumë se 100 milionë të vdekur.
1836: Kulmi i tregtisë së skllevërve të kapur dhe të transferuar në Amerikë, që të punojnë në plantacione.
1919: Lufta e Parë Botërore sapo ka përfunduar (26 milionë të vdekur), shumë vende janë të destabilizuar dhe i druhen një revolucioni si ai bolshevik, ndërkohë që nis gripi spanjoll, i cili në pak vite vret 50 milionë persona.
1943: Në pranverën e vitit 1943, më shumë se një milion hebrenj dëbohen dhe vriten. Dy vjet më vonë, në fund të konfliktit, civilët e vdekur, jo vetëm hebrenj, do të jenë 45 milionë.
Në Republikën Popullore Kineze nis zija e madhe e bukës që në tre vite shkakton 15 milion të vdekur nga uria, nga një total prej 40 milion të vdekurish. /Bota.al



permendni Hitlerin e nuk permendne komunizmin qe shkaktoi ma shume se 100 milion viktima…
jeni idiote, te poshter dhe injoranta
Ketu duhet shtuar edhe viti 1944, viti kur Enver Bythoja mori pushtetin ne Shqiperi dhe shfarosi 247.453 shqiptare te pafajshem, vetem se nuk pranuan ta qinin ne bythe.