Lezha e Mirdita nën flakë, digjen rreth 17 hektarë pyje

Bora Basholli

Një zjarr masiv ka përfshirë një sipërfaqe kodrinore në njësinë administrative Ungrej të Lezhës.

Flakët fillimisht kanë rënë në zonën e quajtur Frengen, ndërsa më pas të ndihmuara nga era kanë përfshirë rreth 10 hektarë pyje deri më tani.

Forcat e Inspektoriatit Pyjor kanë shkuar në vend ngjarje dhe me anë të  mjeteve rrethanore kanë punuar për shuarjen e flakëve.

Zjarri i rënë nuk rrezikon të afrohet pranë banesave. Zjarri dyshohet se është vënë qëllimisht, ndaj policia është vënë në kërkim të autorëve.

Ndërkohë një tjetër zjarr ka rënë në fshatin Gëziq në Mirditë. Deri tani raportohet për rreth 7 hektarë të djegur.

Terreni malorë nuk lejon futjen e makinave zjarrfikëse dhe ka vështirësuar punën e shërbimit zjarrfikës të cilët po punojnë me mjete rrethanore për shuarjen e flakëve.

 

 

b.b/dita

Share This Article
1 Comment
  • Pas tritoleve djegja e pyjeve eshte nje menyre tjetr qe shqupasit dhe leshelistet kerkojne te destabilizojne ekonomine e vendit. Nuk eshte e rastesishme qe po digjet veriu. Jane anetaret e paguar te shqupit qe po i vene flaken vendit. Qeveria duhet te rrise vigjilencen ndaj ketyre qelbesirave qe djegin mushkerit dhe pasurite e vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *