Një 23-vjeçar është dhunuar barbarisht nga dy persona. Ngjarja ka ndodhur në Kurbin të Lezhës. Sipas policisë Vilson Haxhiu, 36 vjeç dhe Arjan Haxhiu 33 vjeç, janë zënë për motive të dobta me 23-vjeçarin G.B.
Ndërsa i riu po shkonte me banesë me automjetin e tij Vilsoni dhe Arjani i kanë dalë përpara. 36-vjeçari Vilson Haxhiu i ka dëmtuar makinën me një levë.
Nga ana tjetër 33-vjeçari Arjan Haxhiu i ka vënë pistoletën në kokë, duke e kërcënuar se do ta vriste 23-vjeçarin, nëse lëvizte. Të dy agresorët janë shpallur në kërkim nga policia.
