Amarildo B., 15 vjeç, nga Lezha po procedohet penalisht, pasi për motive të dobëta ka goditur me shkop në kokë shtetasin F.B., 15 vjeç. Përparim K., vjeç 42, banues në Mamurras, po procedohet penalisht sepse i dehur kanosi me armë gjahu shtetasin A. Rr. Ndërkaq, Petrit Ç., 49 vjeç, nga Laçi procedohet për konflikte pronësie me L.C, 35 vjeçe. Në pranga ra Zef Tanushi, 48 vjeç, për dhunë në familje. Endrin Laçi u kap sepse i ka prerë me thikë gomën makinës së shtetases M. M. Prengë D., procedohet se qëlloi në ajër me armë.
