Janë arrestuar sot nga policia e Lezhës dy vëllezërit, Artur dhe Ardit Dedaj, përkatësisht, 34 dhe 23 vjeç, pasi akuzohen se tentuan të vrisnin dy persona me armë zjarri. Policia e qarkut Lezhë, bëri të ditur se dy vëllezërit Dedaj, banues në fshatin Balldre i Ri, komuna Balldre, u arrestuan, pasi një ditë më parë, në fshatin Balldre-Lezhe, kanë tentuar të vrasin me armë zjarri automatik vëllezërit e bashkeshortës se Arturit, shtetasit Klaudio Gjoka, vjeç 39, banues në Lagjen “Beselidhja” Lezhë dhe Rafaelo Gjoka, vjeç 21, banues në fshatin Grykë Zezë Lezhë.
Sipas policisë, njëri prej vellëzërve, ai më i madhi, Arturi, ka qënë i dënuar më parë për veprat penale “Dhunë në familje”, “Vrasje e mbetur në tentative në bashkëpunim”, “Mbajtje pa leje e armëve luftarake në ambjente publike”. Ky shtetas në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike mbi bashkeshorten. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së rrethit Lezhë
Leave a Comment
