Lezhë, arrestohet ish-zyrtari i komunës së Shëngjinit për shpërdorim detyre

Saimir Lleshi

Ish-shefi i Shërbimeve në Komunën e Shëngjinit në Lezhë ka përfunduar në pranga pasi akuzohet për shpërdorim detyre.

Agoshin Gjini, 51 vjeç, banues në Ishull Lezhë u arrestua pasi ishte shpallur në kërkim nga policia.

Sipas policisë, 53-vjeçari në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë shpërdoruar detyrën duke ndarë tokat si bujqësore në zonën turistike Kune – Shëngjin me dokumente të falsifikuar.

Gjykata e Apelit Shkodër me vendimin datë 18.11.2015 e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale ” Shpërdorim detyre”.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *