Uji që vërshoi nga hidrocentralet duke përmbytur një pjesë të madhe të Shkodrës e Lezhës ka shkaktuar viktimën e parë. Një 32-vjeçar është mbytur sot në kanalin kullues në Torovicë. Mësohet se 32-vjeçari Ndue Qosaj ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij, kur ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal. Devijimi është bërë me qëllim shmangien e sasisë së madhe të ujit që kishte mbuluar rrugën, por kjo ka rezultuar fatale për 32-vjeçarin. Ai ka qenë duke udhëtuar i vetëm për të shkuar tek toka bujqësore në Torovicë.