Lezhë, babai denoncon për largimin e djalit 17-vjeçar  

anazapta

Një 54-vjeçar  nga Lezha denoncon largimin e djalit të tij 17-vjeçar nga shtëpia. Më datë 7 qershor 2014, shtetasi me inicialet K. K., 54 vjeç, banues në Lezhë, ka bërë kallëzim se i është larguar nga banesa djali i tij me inicialet A.K., 17 vjeç. Nga ana e strukturave të Komisariatit të Policisë së Lezhës u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë.Ndërkaq, ende nuk dihen rrethanat e largimit të adoleshentit nga banesa e tij, teksa policia vijon hetimet.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *