Nëna e 19-vjeçares që u vra nga i ati të shtunën e kaluar thotë se vajza ishte përfshirë prej më shumë se dy vitesh në një linjë të trafikut të femrave. Liza Begu shpjegon për gazetën “Panorama”, arsyet e largimit natën nga shtëpia të Valentinës, e cila punonte si punonjëse seksi, për t’u kthyer në mëngjes herët në shtëpi. Vajza është pikasur nga policia dhe është shoqëruar në komisariat për të treguar emrat e shfrytëzuesve të saj, por ajo nuk ka treguar asgjë, duke thënë se largohej nga shtëpia se e rrihte i ati, ndërsa ky i fundit ndodhej në Itali. Gruaja thotë se Valentinën kishin pasur grindje vazhdimisht, pasi sillte probleme në shtëpi. Më parë kishte ikur nga shtëpia dhe ishte martuar me një djalë nga Mirdita, por shpejt ishin ndarë.
“Por, edhe pasi u u kthye, ajo nisi të largohej nga shtëpia fshehurazi. Unë nuk është se e kuptoja shumë, sepse gjithë kohës kujdesem për djalin që e kam me sindromën daun. Por të hënën ajo nuk u kthye në shtëpi”, thotë gruaja. Nëna e vajzës shprehet se mbi Valentinën nuk është ushtruar dhunë. “As që bëhet fjalë. Unë nuk kam fuqi edhe po të dua, ndërsa im shoq jeton në Itali me djalin e madh. Kush ta rrihte Valentinën? Djali im me probleme mendore apo motra e saj më e vogël. Apo gjyshja e saj e moshuar?”, thotë ajo.
Cenimi i nderit, babai vret vajzën 19-vjeçare
30 mars – Grindjet njëvjeçare me të bijën kanë çuar rreth orës 18:00 të së shtunës përdorimin e armës nga Nikoll Begu, i cili ka qëlluar mbi vajzën e vet duke e lënë të vdekur. Policia ka bërë të mundur arrestimin e 49-vjeçarit, banor të fshatit Grykë Lumi të komunës së Shënkollit, ndërsa ndaj tij është ngritur akuza e vrasjes.
Mësohet se e gjithë ngjarja e dhimbshme e ka zanafillën një vit më parë, kohë në të cilën Valentina Begu, në atë kohë 18 vjeçe, ishte ndarë nga i shoqi dhe ishte kthyer në shtëpi për të jetuar me prindërit. Sipas dëshmive të marra nga vetë babai, por edhe nga të afërmit, rezulton se që në atë kohë kanë nisur mosmarrëveshjet atë-bijë. Shkak për këtë mësohet se ka qenë fakti që vajza lëvizte nga shtëpia gjatë ditës, por edhe në mbrëmje vonë. Si rrjedhojë, duke marrë parasysh që vajza ishte e divorcuar, por edhe kishte filluar të përflitej, babai ka vendosur t’i flasë herë pas here, duke krijuar konflikt me të. Duket se hera e fundit që vajza ka dalë në orët e vona ka qenë edhe e premtja në darkë. Një gjë e tillë ka çuar në një tjetër grindje e cila ka zgjatur deri pasditen e së shtunës, kur babai ka marrë armën dhe i ka dhënë fund jetës së të bijës. Më pas ai është ndaluar nga policia, ndërsa ndaj tij është ngritur akuzë.
Nuk dihen arsyet për të cilat vajza është ndarë nga bashkëshorti i parë, por shkelja e normave të moralit kanë bërë që ajo të krijojë konflikte me familjen e vet, gjë që çoi edhe në vrasjen nga i ati. Vrasjet brenda familjes kanë qenë të shumta kohët e fundit dhe ruajtja e nderit ka qenë një nga çështjet më shpesh të prekura.
Lopcar nga ata qe ka hedhe ne rruge koperativa e keni kte gazetarin qe ju shkruan kto artikuj???
Nuk dihen arsyet e ndarjes nga burri??/Ka arsye qe mund te martoje nje 18 vjece???Nqs eshte ndare 18 vjece..na qenka martuar 16 se 13 do e kene fejuar..ne mos qe ne djep.
Por normat e moralit jane shkelur???
Normat e kanunit,kanunit te ferrit dhe injorances se asaj Gryke Lumi dhe ju zhgaravineshkruajteseve te ktyre pacavureve mediatike.Duket sikur jeni fallxhore para filxhanit te kafes dhe e vetmja pune jane thashethemet.
Askush mos te na prrrrreke nderrrrrin ne te shnderuareve …dhe konventat e partiseeee!
Jemi konventisttteee te shnderuar qe prej 72 vjeteve!
Per mendimin tim mire ja ka bere megjithese mori veten me qafe se jane bere keta te rinjte e tanishem qe si flitet me goje dhe e kane kethere shtepine ne hotel e restorant pa sjelle gje . Dhe spranojne ti pyes se ku shkojne e jo ti kerkosh llogari .Arijne deri aty sa edhe te kercenojne dhe thone se i mbron dhe ligji per prapesite e tyre se kjo eshte demokracia e krijuar deri tani ne Shqiperi.Per derisa deshte nje jete te tille le te jetonte vete pa i rene ne qafe familjes e te bente si te desh jo ne kuris te familjes e prinderve.Apo kullot ne bacen e tij dhe milu ne pazar.
kam shume respekt per gazeten dita dhe tema ,por artikulli i Z .Zj lindita cela eshte ipasakte ate vajze [u.prehte ne paqe] e ka gjetur policia, dhe nuk ka shkuar vajza per tu ankuar.Vajzez ne qofte se ipelqente ajo jete qe bente te mos u kthente me ne familje Se familja eshte e shejte. dhe nuk eshte “BORDELLO”
Gazeta Dita ka faj qe lejon qe te komentojne hajvane si puna jote.