Lezhë/ Bashkia shkurton punonjësit, nga janari do të pushohen 609 persona

Ornela

Këshilli bashkiak i Lezhës ka miratuar strukturën e re të Bashkisë së Lezhës me 37 vota pro dhe 1 kundër.

Në mbledhjen e Këshillit ishte i pranishëm edhe kryebashkiaku Pjerin Ndreu, i cili ka theksuar se ka gjetur në Bashkinë e Lezhës një numër mjaft të lartë punonjësish.

Viti që ka patur numrin më të lartë të punonjësve ka qenë 2018, ku bashkia ka patur 1012 punonjës.

Ndreu ka theksuar se Fondet më të mëdha të bashkisë kanë shkuar vetëm për paga, kjo ka bërë që drejtuesit e mëparshëm të bashkisë së Lezhës të mos bëjnë investime në këtë qytet.

Pjesa më e madhe e tyre në këto katër vite kanë marrë rrogën pa shkuar asnjë ditë në punë.

Me strukturën e re nga 1 janari i 2020, Bashkia do të jetë me strukturën e re, 450 punonjës.

Këshilli ka vendosur që të miratojë shkurtimin me 30% të strukturës aktuale, pra nga 609 punonjës aktuale do të mbeten vetëm 430, si dhe janë anuluar 130 kontrata të tjera punësimi apo shërbimi.

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • Qe Bashkia Lezhes te kete 1mije e kusur punonjes,i bie qe Lezha te jete sa New-Yorku.
    As kombinati Autotraktoreve,as kombinati textileve nuk kane pasur me shume se 1 mije punetore.
    Keta me taxat e qytetareve paguajne parazite qe vegjetojne neper bashki.Shumica e tyre jane kontigjent per fushata zgjedhore,mitingje,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *