Lezhë, gënjen policinë se po e vrasin, nën hetim 35-vjeçarja

anazapta

Policia e Lezhës ka nisur procedimin penal në ngarkim të një 35-vjeçareje pasi akuzohet pasi bëri kallëzim të rremë. Valbona Gj., banuese në lagjen Nr.4 në Laç telefonoi dy ditë më parë policinë duke kërkuar ndihmë se tek dera e banesës së saj kishte ardhur me automatik në dorë shtetësja R.L e cila kërkonte ta vriste. Policia tha se nga kryerja e veprimeve rezultoi se R.L, ndodhej në Itali dhe se telefonata ishte e rreme. Ndaj 35-vjeçares nisën hetimet për veprën penale “Njoftim i rremë në organet e rendit” si dhe “Përdorim me keqdashje i thirrjeve telefonike”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *