Gjendet i dekompozuar trupi i shtetases Angjelina Gjoka, 63 vjeç e cila ishte banuese në Lezhë. Strukturat policore njoftojnë se trupi ishte i parregullt nga ana strukturore.
Kufoma u gje me datë 18.03.2021, në vendin e quajtur “Mali i Tyrbes”, Lezhë,
Nga verifikimet e kryera nga ana e Policisë ka rezultuar se trupi i përket shtetases A. Gj., 63 vjeçe, banuese në Lezhë.
Kjo shtetase ishte shpallur e humbur, pasi më datë 25.02.2021, bashkëshorti i saj, shtetasi Ll. Gj. ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Lezhë, për largimin e saj nga banesa.
Grupi hetimor dhe Prokuroria e Lezhës janë duke vazhduar punën për zbardhjen e ngjarjes
