Një 27-vjeçar në Dibër është shpallur i humbur, pasi dyshohet të jetë mbytur duke pastruar kanalet e hidrocentralit Lura 1 dhe 2. Adil Vladi kishte shkuar në mëngjes për të bërë detyrën, por rezulton i humbur. Shërbimet policore kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij. më vonë, Ministria e Brendshme sqaroi se ai ishte mbytur në ujërat e lumit.
Më herët, trupi i pajetë i peshkatarit Viktor Gjergji është gjetur mëngjesin e sotëm në kënetën e Kunës.
Ishin familjarët ato të cilët e shpallën të humbur 49-vjeçarin, ndërsa dyshohet se shkak për vdekjen e tij është bërë moti i keq.
Si pasojë e motit të keq, 8 familje u evakuuan gjatë natës, ndërsa tre persona u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.
Në zona të tjera të vendit si në Fier, lumi Gjanica ka dalë nga shtrati, duke përmbytur banesat aty pranë. Situatë e rënduar është edhe në zona të tjera si në Sheq të Madh dhe në Sheq të Vogël.
Në qarkun e Durrësit shirat e rrëmbyer të shoqëruar me erë të fortë lanë pa energji elektrike Sukthin, Thumanën, Gjirin e Lalzit, Xhafzotajn, Spitallën, Dervenën, Borizanin dhe zonën e Shkëmbit të Kavajës.

Si ishte puna e rilindjes???
O Leli o legen dhe fendurine ,pse nuk shporesh nga drejtimi qytetit qe s ke bere asgje qe kur k ardhe
elio ……….nuk e pyeti zoti rilindjen …se i kish ber marveshjet me salen …trap
*********************************************************************
PERRBYTJE … dhe ankoheni Ju qe shkaterruat qytetet …. pse ?
Sepse Sali Bisha,
25 vjet la “RRUMPALLE” me levizjet pa kontroll …
dhe te gjithe JU me me kazma dhe arme ne duar i kthyet ne “RRUMPALLE PERSONALE” gjithe hapesirat e QYTETEVE dhe SHQIPERISE …
… 25 vjet “RRUMPALLE” pallate dhe gjithe ndertesat i bete mbi kanalizime dhe puseta duke mbuluar dhe zhdukur me llac dhe pluhur gjithe trotuare dhe rruget …
Mos ja kerkoni QEVERISE por Sali Bishes me kompani, qe ju la te shkaterronit dhe varrosur gjite kanalizimet e QYTETIT …
TANI ESHTE VONE, KESHTU DO NDODHE SA HERE TE BJERE SHI NE SHQIPERI !
***********************************************************************