Lezhë/ Grabitet me armë banesa, goditet pronari

Dita

Një grabitje është shënuar këtë pasdite në Lezhë.

Sipas Policisë, rreth orës 19:15, në banesën e Arben Isakut në afërsi të bordit të kullimit, janë futur tre persona të maskuar, një prej të cilëve i armatosur.

Sipas të njëjtave burime, i zoti i banesës është goditur me sende të forta. Ata kanë arritur të marrin një shumë parash e bizhuteri, dhe kanë arritur të largohen duke përfituar nga errësira.

Shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendngjarje, fill pas marrjes së njoftimit lidhur me ngjarjen.

Forca të shumta policore po përshkojnë zonën duke përdorur edhe qenin e gjurmës. Sipas burimeve policore janë ngritur pika kontrolli dhe po sekuestrohen pamjet filmike në zonën ku ka ndodhur vjedhja.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *