Një 60-vjeçar është vrarë mëngjesin e sotëm në Lezhë. Ngjarja është shënuar në fshatin Sukaxhi të komunës Ungrej, ku 60-vjeçari Mark Jaku është vrarë me armë zjarri nga Petrit Dushi, 42 vjeç.
Mësohet se autori i vrasjes është dënuar me 20 vjet burg për vrasje dhe falsifikim. Ai rezulton në kërkim policor prej 10 vjetësh.
Policia ka shpallur sërish në kërkim autorin e krimit dhe po punon për kapjen e tij.
