Rihetimi pas zhvarrosjes: I mituri lezhjan u vra nga oficeri i policisë

redaktor

Prokuroria e Lezhës ka mbyllur një hetim të vështirë për ngjarjen e 17 korrikut 2010 te rrethrrotullimi i Kallmetit, kur në ndjekjen e një makine me disa të dyshuar si grabitës të shtetasve të huaj u vra një 16-vjeçar. Pas rihapjes së dosjes dhe zhvarrosjes së viktimës, u rindërtua skena e ngjarjes dhe provua se autor i vrasjes nga pakujdesia është ish-shefi i Antiterrorit të Lezhës, Skënder Seferi. Ngjarja nuk u hetua siç duhej në fillim, duke fshirë disa gjurmë, ndërsa rihetimi çoi dje për gjykim oficerin që akuzohet për vrasjen e të miturit Armando Skandaj.

Hetimet

Më datë 17 korrik 2010, rreth orës 16:00, është ngritur një postbllok nga Komisariati i Lezhës, pranë Urës së Cenit, me qellim ndalimin dhe kontrollin e një automjeti. Qëllimi ishte ndalimi i Ardit Skandaj dhe Flori Nikollit, të cilët ishin të dyshuar për kryerjen e “grabitjes me armë në bashkëpunim”, në dëm të shtetasve malazezë, Xhevat, Musa dhe Zoja Hidroviç, ngjarje e ndodhur me datë 15 korrik 2010, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në kryqëzimin e fshatit Kallmet.

Në aksion morën pjesë edhe oficerë gjyqësorë dhe ish-shefi i Sektorit Kundër Akteve Terroriste, Skënder Seferi. Mjeti është ndjekur nga policia në superstradën Lezhë-Tiranë, ndërsa brenda ishte edhe i mituri Armando Skandaj, 16 vjeç. Te Ura e Cenit u ngrit postblloku tjetër me makinë dhe motor policie në të dy krahët.  Drejtuesi Ardit Skandaj kur ka parë postbllokun, është tërhequr pas, por aty ka ndërhyrë mjeti që e ndiqte. Dyert ishin të mbyllura dhe nuk hapeshin. Ka lëvizur përsëri duke goditur makinën dhe motorin e policisë, por edhe duke dëmtuar disa policë në aksion.

Duke parë veprimet e Skandajt është qëlluar me armë në drejtim të gomave. Por ka patur edhe një të shtënë automatiku që ka shpuar xhamin e pasmë të veturës. Mjeti me dy të rinjtë megjithatë ka mundur të largohet dhe u gjet më pas i braktisur në Balldre. Brenda tij ishte trupi i pajetë i 16-vjeçarit Armando Skandaj. Nga veprimet rezultoi se në makinë ishin Ardit Skandaj, Flori Nikolli, Sokol Jashari dhe Fatjon Sefullai, që akuzohen edhe për grabitjen e malazezëve.

Nuk ishte qëlluar nga brenda-jashtë mjetit dhe vrasja e të miturit është kryer nga një prej policëve në aksion – është përfundimi i hetuesve. Nga ekspertiza u provua se predha ishte qitur nga automatiku i Skënder Seferit. Por sipas dëshmive, vrasja është kryer nga pakujdesia – thuhet në raportin hetimor.

Ardit Skandaj, vëllai i viktimës, u kap në një tjetër operacion, ku dëshmoi se vëllanë ia vrau policia. Ai është ende në gjykim për grabitjen e shtetasve malazezë.

Share This Article
9 Comments
  • Çeshtje e nderlikuar. Ndiqnin nje bande grabitesish qe kishin grabitur me arme. Grabitesit goditen postbllokun e policise per te ikur. Megjithate duhej bëre çeshte e mundur qe te goditej makina jo njerezit brenda saj perderisa ata nuk qelluan me arme ndaj policise. A dinte te qellonte me saktesi ky shefi i antiterrorit apo eshte nje polic nga ata te deleve qe qellojne kuturu. Te gjitha keto gjera duhen sqaruar per te mos e denuar kot oficerin e policise. Çeshtje e nderlikuar sepse nga njera ane bandite grabites me armë,nga ana tjeter nuk qelluan me arme? Ndoshta policia ka kapercyer kufirin e mbrojtjes se nevojshme por kjo duhet pare mire sepse nje polic i denuar do te frikesoje policet e tjere ne raste operacionesh si ky?

    • Ajo qe me shqeteson shume eshte pyetja se kush beri fshirjen e provave, pezullimin e hetimeve dhe u mbylljen e çeshtjes se vrasjes se nje femije 16 vjeçar?
      Pa dyshim qe Muharrem Furriku, ish drejtori me i poshter dhe me i paafte i policise se Lezhes dhe nje nga hetuesit me te kurruptuar dhe me te pa fytyre te ketij vendi, tropojani i poshter Xhemal Boshnjaku, e kane mbyllur çeshtjen sikur te mos kish ndoshur gje kurre…..
      Per mua, keta dy primitive dhe kanibale qe kane fshehur/fshire provat jane po aq kriminele sa edhe ai pseudo polici qe ka vrare adolishentin….!

  • Ne aksione te tilla policie ndaj te dyshuareve per grabitje a bandave eshte jo e lehte te japesh opinjon.eshte ceshtje e kompetenteve dhe e drejtesise. Ne bote keto gjykime pergjithesisht shkojne ne favor te policise. Dhe eshte e kuptueshme.

  • Jemi ne Shqiperi prandaj diskutohen aksionet e policise!! Se kur te vjedhin shtepine te gjithe i telefonijne 129!!

  • Te besh analistin tani mbas ngjarjes eshte shume e lehte,po te jesh vete ne nje situate te tille e ta provosh do ta kuptosh se si zhvillohet ngjarja.Vertet me vjen keq per vdekjen e adoleshentit po dhe te cdo njeriu pavaresisht nga mosha por ne rastin konkret kur policia kishte informacion te sakte per autoret e dyshuar te nje vjedhje me arme,nderhyrja per ti kapur qofte dhe duke i neutralizuar eshte detyrim.Vertet jemi ne shqiperi po nqs kjo situate do te ishte ne nje shtet tjeter kam bindjen se policia ashtu do pergjigjej.Me vjen keq per vdekjen e adolishentit po njekohesisht me vjen keq edhe per oficerin.

    • Boso , ai femija ishte i pafajshem,nuk kishte lidhje me grabitjen, ai thjesht u ndodh ne vend te gabuar ne kohen e gabuar …gjithsesi edhe sikur te ishte pjes e grabitjes ti boso mos fol kot se ka halle kjo shqiperi, ka varferi, dhe njerezit detyrohen te bejn veprime te pa ligjshme ..dhe mbi te gjitha polici duhet te kete pergjegjesi dhe arsye te forte perpara se te hapi zjarr…nga brenda makines askush nuk qelloi, policia pse qelloi????.keshtu qe mos jep opinion kundra te tjereve nese nuk je konfident rreth konkluzionit te ngjarjes se ai femij esht jet njeriu, esht femij i nje nene, femije i nje babi, dhe vlla per vllain qe nuk kthehet me…dhe meqe ra fjala me kte koment/pergjigje qe bere do te ti kisha shkerdhyer rropt po ta dija se kush je…dhe nese te gjej ndonje dit do te pres koken kelysh kurrve, do fus 500 plumba ne bark te shkerdhefsha motren. lutju zotit mos te te shoh ndonje dit.

  • Po zoterinje eshte e kuptushme qe mund te gaboshe ne 1 aksion,por nuk kuptoi mbeshimin e krimit,prekurorin,hetusin,gjykatesin,policin shkencore gjyqesore e dreqi me te birin. Prandaj komentusa te kujte krahu te jeni te policise a te keti femijes,ne burge duhet, oficeri qe mbeshehu krimin,prekurori qe manipuloi provat dhe polici shkencor. Minimo. Gjykatesi te hiqet na puna po doni te beni shtet,se eshte krime i madhe kur shteti ben krime. Por eshte tragjedi kur shteti dhe drejtesia e mbuloin. U prefte ne paqe ky femije

  • ju uroj me gjith shpirt qe ngjarje te tilla te perjetoni te nderuar zoterinj qe beni analiza te gabuara dhe ne favore te njerezve te korruptuar te ketij shteti z plumb .pedro ,qytetari uroj ta provoni nje fatkeqesi dhe pa drejtesi te tille.armando skandaj u vra i pafajshem cdo gje e vertetoj gjykata e krimeve te renda ku me shpalli te pafajshem….policia qelloj pa meshire dhe sot prokuroria e zbardhi ngjarjen dhe autorin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *