Lezhë, kisha dhe të rinjtë, tubim kundër fenomenit të gjakmarrjes

redaktor

Numri i lartë i vrasjeve të ndodhura kohët e fundit për shkak të gjakmarrjes, ka nxitur kishën katolike në Lezhë që të ndërmarrë një tubim kundër këtij fenomeni. Me pankarta në duar ku thuhej “Stop Gjakmarrjes” me dhjetëra të rinj të cilët janë mbështetur edhe nga shoqëria civile dhe pushtetarë vendorë të Lezhës, kanë marshuar nga fshati Kallmet e deri në qytetin e Lezhës. Ata kanë kërkuar që të ketë më shumë paqe midis njëri tjetrit dhe t’i jepet fund këtij fenomeni, i cili ka marrë përmasa të frikshme në vendin tonë.

Share This Article
1 Comment
  • Ky fenomen eshte shume i shemtuar dhe e con Shqiperine shume vite pas!
    Prandaj zgjidhja efikase e ketij problemi absurd per Shqiperine nuk eshte thjesht sensibilizimi qytetar, por edhe ai penal. Ky fenomen do te marre fund, nese ne kodin penal shqiptar (pra duhen ndryshime ligjore ne te), ai qe kryen vrasje per gjakmarrje te mos denohet me vite burg, por me burgim te perjetshem! Nuk mund te vritet nje i pafajshem, per nje vrasje qe nuk e ka kryer! Cdokush mban vete pergjegjesi per veprimet e veta dhe askush tjeter!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *