Një 24-vjeçar përfundoi në pranga pasi kundërshtoi efektivët e policisë rrugore. Nikoll Gjejaj, banues në fshatin Rrilë, Lezhë, u ndalua nga policia në vendin e quajtur kryqëzimi i Shëngjinit-Lezhë, duke drejtuar mjetin Pezho, me targë AA 139 CV. Ai kundërshtoi efektivët e policisë rrugore të cilët i vendosën gjobë për shkelje të rregullave të qarkullimit. Mësohet se i riu hodhi fletën e gjobës, dhe shtyu me duar punonjësit e policisë. Ndaj tij u mor masa e menjëhershme e arrestit.
