Lezhë, makina përplas biçikletën, vdes 78-vjeçari

Ornela

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në superstradën Lezhë-Laç, ku një kamion ka përplasur një biçikletë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur kryqëzimi i Rriles, ku drejtuesi biçikletës ka mbetur i vdekur në vend. Viktima është Zef Mullishi, 78-vjeç, nga Rrila.

Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia, e cila ka ndaluar shoferin e kamionit, Xh.D., 50 vjeç, banues në Lushnjë ndërsa grupi hetimor ka filluar punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Shkak per aksidentin ka qene Shteti nuk ka ndertuar ne kryqezime rrethrrotullime,mbikalime ose nenkalime duke i lene qytetaret te futen kuturu neper kryqezime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *