Lezhë, makina përplas motoçikletën, një i plagosur rëndë

Ornela

Një person është plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Ngjarja u regjistrua në aksin rrugor Lezhë-Laç pranë fshatit Gajush.

Sipas policisë, një automjet u aksidentua me një motoçikletë dhe si pasojë drejtuesi i kësaj të fundit mbeti i plagosur rëndë.

Policia thotë se i plagosur mbeti Edmond Zeneli 25 vjec, i cili  është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *