Një efektiv policia ka mbetur i plagosur rëndë pasi motori me të cilin ai po udhëtonte u përplas me një makinë. Ngjarja ndodhi dje në Lezhë kur automjeti tip-Renault me targa CB 411 KY që drejtohej nga Florenc Vata, 19 vjeç u përplas me motorin që drejtohej nga A.M., 48 vjeç, efektiv policie. Për pasojë mbeti i plagosur rëndë ky i fundit i cili u transportua në spital. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në polici për të sqaruar rrethanat e aksidentit ndërsa akuzohet për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”.
