Një i ri ka përfunduar në prangat e policisë pasi mbante armë zjarri pa leje. Gjergj Kola, 24 vjeç, banues në fshatin Kallmet i Vogël, Lezhë u arrestua në orët e para të ditës së djeshme pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesen e tij ju gjet dhe sekuestrua ne cilësinë e provës materiale, një pushkë mod-63, me Nr.90260805, se bashku me një krëhër me tre fisheke të cilën e mbante pa leje. Në ngarkim të tij u ngrit akuza e “Mbajtjes pa leje e armevë luftarake dhe municionit”.
