Lezhë, mbyllet qendra e moshës së tretë

anazapta

Qendra e moshës së tretë në Lezhë është mbyllur prej një jave. Mbyllja ka ardhur për shkak të mosshlyerjes së detyrimeve nga bashkia e qytetit.

Janë të paktën 60 të moshuar të këtij qyteti, të cilët kalojnë një pjesë të mirë të ditës në ambientet e qendrës, duke qëndruar në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Mbyllja e qendrës pa asnjë paralajmërim ka bërë që të moshuarit të mos kenë më mundësinë për të kryer aktivitetet e zakonshme që zhvilloheshin çdo ditë.

Qendra ditore për të moshuarit ishte ngritur 5 vjet më parë nga Kryqi i Kuq dhe Bashkia e Lezhës me premtimin se do të hapeshin edhe të tjera qendra të tilla. Por pas 5 vjetësh, jo vetëm që nuk u hap një qendër e re, por edhe e vetmja që funksiononte, u mbyll.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *